Bota

Boris Johnson fjalim në parlamentin e Kievit: Ukraina do të fitojë…

3 Maj 2022, 12:34 Nga DOSJA
Boris Johnson fjalim në parlamentin e Kievit: Ukraina do të

MBRETËRIA E BASHKUAR-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, është lideri i parë botëror që iu drejtua deputetëve ukrainas përmes një lidhje virtuale që nga pushtimi i Rusisë në fund të shkurtit. Ai tha se Ukraina kishte provuar se ekspertët ushtarakë “gabuan plotësisht” kur thanë që Ukraina është e dobët kundër Rusisë. 

Sipas Sky News, në fjalim Boris Johnson tha se ‘Verkhovna Rada’ e ashtuquajtura forca e parezistueshme e makinerisë së luftës së Putinit është thyer tashmë nga forcat ukrainase.

“Kur një lider sundon nga frika, manipulon zgjedhjet, burgos kritikët, gëlltit median dhe dëgjon vetëm sykofantët 
kur nuk ka kufi në fuqinë e tij, atëherë ai bën gabime katastrofike. Një media e lirë, sundimi i ligjit, zgjedhjet e lira dhe parlamentet e fuqishme, siç është i juaji janë mbrojtja më e mirë kundër rreziqeve të pushtetit arbitrar. Fëmijët dhe nipërit tuaj do të thonë se ukrainasit i mësuan botës se forca brutale e një agresori nuk vlen asgjë kundër forcës morale të një populli të vendosur për të qenë i lirë,“-tha ai.

Boris Johnson gjithashtu gjatë fjalimit të tij tha se një tjetër ndihmë ushtarake prej 300 milion paundësh nga Mbretëria e Bashkuar do ti jepet Ukrainës.

Kjo ndihmë përfshin furnizimin e foracave ukrainase me një sistem radari kundër baterive, dronë të rëndë, pajisje bllokimi GPS dhe mijëra pajisje për shikim natën.

Në javët e ardhshme, Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketa kundër anijeve Brimstone, sisteme anti-ajrore Stormer dhe automjete të blinduara për të evakuuar civilët, u zotua Johnson.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! SHBA: Moska planifikon të aneksojë Donetsk dhe Luhansk, Britania premton ndihmë

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll