Bota

Skandal/ Kurti nuk di organizatat ku Kosova është anëtarësuar

30 Prill 2022, 19:32 Nga DOSJA
Skandal/ Kurti nuk di organizatat ku Kosova është

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se do ta shqyrtojnë nismën për anëtarësim të Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit edhe pse Kosova është në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave që në vitin 2015. Gazeta Express shkruan se Kurti para kabinetit qeveritar tha se me anëtarësimin e Kosovës bëhet faktorizimi në skenën ndërkombëtare përmes prezantimit të burimeve njerëzore.

“Ne po ecim përpara me reformat në drejtësi dhe ekonomi, po ecim përpara me nisma të tjera që kanë për qëillim promovimin e Kosovës, një të tillë do ta shqyrtojmë tani në mbledhjen e qeverisë, atë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave, apo aderimin në Konventen e Parisit që ka për qëllim përfundimtar faktorizimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare përmes prezantimit të burimeve njerëzore, kulturore dhe potencialeve ekonomike si dhe avantazheve për investime në vendin tonë”, tha ai në mbledhjen e qeverisë.

Ky propozim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë u miratua me shumicë votash nga anëtarët e kabinetit qeveritar. Kjo tregon se jo vetëm Kurti por edhe kabineti i tij nuk janë të informuar për organizatat ku bën pjesë Kosova.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti byroja ndërkombëtare e ekspozitave albin kurti byroja ndërkombëtare e ekspozitave

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2022, 18:13

Përkufizimi i termit ‘gjenocid’

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i ka quajtur veprimet e Rusisë në Ukrainë gjenocid dhe ekspertët ligjorë thonë se ka aq fakte dhe prova për ta mbështetur kë...