Bota

Historia/ E reja nga Ukraina ribashkohet me nënën në Britani të Madhe pas protestës

30 Prill 2022, 18:31 Nga DOSJA
Historia/ E reja nga Ukraina ribashkohet me nënën në Britani

UKRAINË- Një grua ukrainase që organizoi një protestë në përpjekje për të përshpejtuar aplikimin për vizë të nënës së saj tha se ishte e lehtësuar që më në fund u ribashkua me të. BBC shkruan se Galina Ryzhenko tha se mamaja e saj Tanya u largua nga Kievi në shkurt, por nuk ishte në gjendje të bashkohej me të në South Yorkshire në MB deri shtatë javë më vonë.

Galina, e cila jeton dhe punon në atë zonë për pesë vjet, aplikoi që nëna e saj t’i bashkohej menjëherë pasi shpërtheu lufta. Pas 38 ditësh pa lajme, ajo ngriti një protestë me një pankartë jashtë një ndërtese të Home Office në Sheffield. Nëna e saj 70-vjeçare tashmë ka mbërritur dhe po përshtatet me jetën në Angli.

“Më pëlqen shumë këtu. Më pëlqejnë njerëzit, njerëzit janë shumë të sjellshëm këtu dhe jeta është e organizuar mirë,” tha ajo.

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET nga Ukraina! SHBA akuzon Putin për brutalitet, Lavrov: S’jemi në luftë me NATO-n

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota galina ryzhenko lufta ukraine-rusi galina ryzhenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2022, 18:13

Përkufizimi i termit ‘gjenocid’

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i ka quajtur veprimet e Rusisë në Ukrainë gjenocid dhe ekspertët ligjorë thonë se ka aq fakte dhe prova për ta mbështetur kë...