Ekonomi

“Na trajtonte si qen”/ Burri e nxjerr me dhunë dhe i shet shtëpinë ish-gruas

28 Prill 2022, 20:03 Nga DOSJA
“Na trajtonte si qen”/ Burri e nxjerr me dhunë dhe i shet

Beherie Kuci nga Elbasani tregoi gjatë emisionit “Stop” se në vitin 1990 është ndarë nga bashkëshorti dhe gjykata ka vendosur që shtëpia t’i takonte asaj dhe fëmijëve. Ndërkohë që shtëpia në atë kohë nuk ishte në emër të askujt dhe më pas në vitin 1993 kur është bërë privatizimi shtëpia u bë në emër të saj.

“Kur doli privatizimi i shtëpive, e privatizova unë”.

Ish-bashkëshorti e nxorri Beherien nga shtëpia duke e dhunuar dhe gjithë këto vite ajo ka jetuar jashtë shtëpisë.

“Ai dilte na rrihte rrugëve. Fuste njerëzve në shtëpi. Na trajtonte si qen. Nuk dilja në rrugë, nuk shkoja dot as në punë. Mua më nxirrte lloj-lloj njerëzish për të më rrahur”.

Zonja Kuci thotë, se nuk e di sesi e shiti shtëpinë ish-burri.

“Kur e fitova unë figuronte në emrin tim. Nuk e di sesi e ka marrë shtëpinë që unë të rri 30 vjet rrugëve. Kërkoj që të lirohet shtëpia, atje ku e ka shitur ai shtëpinë”.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë vendore të Kadastrës në Elbasan, ku iu vu dosja e pronës në dispozicion. Ish-bashkëjetuesi i zonjës me një vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka nxjerrë të pavlefshme kontratën e blerjes nga ana e zonjës. Ndërkohë vendimi është marrë në mungesë të zonjës dhe pa dijeninë e saj.

Marrë nga tvklan.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sociale sociale beherie kuci elbasani beherie kuci elbasani

Sondazh

Poll