Ekonomi

FALAS! Studentët që vazhdojnë degën e mësuesisë s’do kenë tarifë

28 Prill 2022, 10:16 Nga DOSJA
FALAS! Studentët që vazhdojnë degën e mësuesisë

ELBASAN– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lajmëruar se studentët që do të vazhdojnë degën e mësuesisë nuk do të ketë tarifa. Gjatë vizitës në universitetin e Elbasanit, ministrja tha se studentët do të përfitojnë bursa të konsiderueshme.

“Sfida me e madhe lidhet me perspektiven e disa nga programet e studimit që kanë qenë traditë këtu sic kanë qenë programet e mësuesisë. Ne jemi të vetëdijshëm dhe duhet ta shohim të vërtetën në sy. Sot jemi përballë një realiteti ku numri i studentëve të regjistruar në këto programe është shumë i ulët. Këto janë programe studimi që përbëjnë shtyllën kurrizore të këtij universiteti. Ndaj duhet të punojmë bashkë jo thjesht ti ngjallim por ti rrisim në një nivel cilësor më të lartë sec kanë qënë dikur. Dhe këtë nuk mund ta bëjmë vetëm me promovim , por duke marrë hapa konkret. Sapo kemi hartuar draftin e kartës së prioriteteve, që në këtë realitet është i domosdoshëm. Pra kemi përcaktuar ato programe që janë prioritare dhe kanë mbështetje nga qeveria. Ne do të ofrojmë mbështetje studentore. Ata student që zgjedhin të studiojnë në këto programe do të përjashtohen nga tarifat e studimit dhe do të përfitojnë bursë të konsiderueshme. Dhe kjo do të nisë vitin e ri akademik 2022-2023”, tha Kushi.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sociale sociale evis kushi studentët evis kushi studentët

Sondazh

Poll