Bota

Operacionet antidrogë në Pejë e Prishtinë, sekuestrohen kokainë dhe para, 3 të arrestuar

28 Prill 2022, 17:56 Nga DOSJA
Operacionet antidrogë në Pejë e Prishtinë, sekuestrohen

KOSOVË- Policia e Kosovës ka vënë në pranga 3 persona ditën e sotme për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar 255 gramë kokainë dhe mbi 10 mijë euro nga dy operacione të ndryshme në Pejë dhe Prishtinë.

Operacioni i parë u zhvillua në Pejë ku pas një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit B.L., u sekuestruan 163 qese të vogla me kokainë, dy telefona dhe 10.670 euro. Janë kontrolluar dhe dy banesa të tjera në pronësi të autorit, në të cilat dyshohet se ai i shfrytëzonte për të fshehur lëndët narkotike.

Ndërkohë në Prishtinë janë arrestuar dy persona nën dyshimin e trafikimit të lëndëve narkotike ku në cilësinë e provës materiale ju gjendën 200 gram kokainë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni droge ne kosove policia e kosoves droge ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2022, 17:46

Çfarë nuk ka thënë Putini për Kosovën?

Kur Kosova mundet, pse nuk munden edhe Donjecku dhe Luhansku – është mesazhi që presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka dhënë sekretarit të Përgjithshëm të ...