Bota

Publikohet FOTOJA: Ja si u qëllua për vdekje biznesmeni grek dhe u plagos vajza e tij

26 Prill 2022, 19:49 Nga DOSJA
Publikohet FOTOJA: Ja si u qëllua për vdekje biznesmeni grek dhe u

GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë ku shihen e dy ekzekutorët me pagesë të Giannis Skaftourou, të hipur në motorin që lanë pas atentatit vrasës. Në pamjet e para, shihet se dy ekzekutorët janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes pasi kanë vrarë bosin grek të mafies me 15 plumba brenda banesës së tij, ku të pranishëm ishin dhe familjarët. Si pasojë e plumbave mbetën të plagosur edhe vajza 22-vjeçare dhe vjehrri i tij 45-vjeçar.

Sipas një dëshmitari i cili ka parë të gjithë ngjarjen autorët e vrasjes flisnin rrjedhshëm greqisht, veshur kishin rroba të zeza, në kokë mbanin helmeta ndërsa poshtë tyre mbanin kapuçë, duke i bërë thuajse të paidentifikueshëm. Viktima Giannis Skaftouros, dora e djathtë e Vassilis Stefanakos, konsiderohet si një nga “të vjetrit” e fundit të “mafias greke”, me një biografi të larmishme në botën e krimit në vendin fqinjë.

Ai ishte ndër të akuzuarit për rrëmbimin e pronarit të anijes, Perikli Panagopoulos. Ai u akuzua gjithashtu për një sërë krimesh dhe përfshirje në “sindikatën e krimit” famëkeq që u shpërbë në korrik 2002, e po ashtu u përfshi edhe në arratisjen nga burgu të Alket Rizait. Megjithatë për një farë kohe përfundoi edhe në burgun e Koridhalosit, për t’u liruar më pas në vitin 2019.

Ndërsa në vitin 2020 u arrestua në kërkim të rastësishëm në Glyfada dhe ndaj tij u ngrit një çështje për shkelje të ligjit për armët, pasi në makinën e tij iu gjetën dy pistoleta, pesë radio, dy thika, plumba dhe një radio e cili ishte i sintonizuar në frekuencat e policisë.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni giannis skaftourou vritet giannis skaftouros giannis skaftourou vritet giannis skaftouros

Sondazh

Poll