Bota

Putin i kujton pavarësinë e Kosovës, Guterres: Nuk e njohim

26 Prill 2022, 19:51 Nga DOSJA
Putin i kujton pavarësinë e Kosovës, Guterres: Nuk e njohim

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka përmëndur pavarësinë e Kosovës gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Gjatë deklaratës së tyre për shtyp, Putin tha se i ka lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë për situatën në Kosovë.

“Personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë në vendim ku thuhet që një apo tjetër territor për ta ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është një vendim i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet gjithashtu nga të gjithë”, tha Putin duke shtuar se Luhansku dhe Donetsku kanë të njëjtën të drejtë si Kosova.

Ndërkohë që pas kësaj fjalë të Putin, Guterres tha i prerë se OKB nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kombet e Bashkuara nuk e njohin pavarësinë e Kosovës” tha Guterres.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardime në jug, Guterres takohet me Putin, Lavrov: Rrezikojmë Luftë të 3 Botërore

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota antonio guterres lufta ukraine-rusi vladimir putin antonio guterres lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll