Ekonomi

Ndërtimi i termocentralit në Korçë, gazetari: Kompania kërkon 150 mln euro dëshpërblim

25 Prill 2022, 18:01 Nga DOSJA
Ndërtimi i termocentralit në Korçë, gazetari: Kompania

TIRANË– Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri shkruan se një kompani austriake kërkon shpërblim ekonomik nga qeveria shqiptare. E jo pak por 150 milionë euro! Tomorri shkruan në rrjetet e tij sociale se shkak për dëmshpërblimin është një kërkesë për anulimin e projektit për ndërtimin e një termocentrali në Korçë me vlerë prej 500 milionë eurosh.

Në postimin e tij, gazetari thekson për projektin as nuk është publikuar dhe as nuk është bërë transparente asgjë nga qeveria.

Postimi i plotë:

Tani paska dale nje arbitrazh tjeter 150 milione euro. Prape me ministrine e energjise. Kete here qenka nje termocentral 500 milione euro andej nga Korca, qe paska lindur si ide nga 2017-2018. Ky termocentrali nuk u mor vesh kur u propozua, kur u miratua, kur u shpall investim strategjik dhe kur u anullua. Por austriaku tani thote se qeveria shqiptare me ka bere dem 150 milione euro. Damiani mirato projekte, Belinda anullo. Populli ha comanget neper arbitrazhe.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll