Ekonomi

Mungon krahu i punës, operatorët në Durrës: Marrim të huaj, dhe pse na shkon më shtrenjtë

22 Prill 2022, 21:08 Nga DOSJA
Mungon krahu i punës, operatorët në Durrës: Marrim të

DURRËS– Sezoni po afron po punonjësit vendas mungojnë. Për këtë arsye, operatorët turistikë kanë deklaruar se janë të detyruar të punësojnë të huaj. Konkretisht serbë, maqedonas e shqiptarë të Kosovës kanë shfaqur interes për të punuar gjatë sezonit turistik në hotelet e restorantet e Durrësit. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Alban Isteri tha se mungesa e krahut vendas të punës ka bërë që ata të marrin të huaj.

“Ka prurje jo vetëm nga vendet e Azisë por dhe nga rajoni si nga Serbia e Maqedonia e Veriut dhe punonjës të Kosovës. Përqindja s’mund të jetë e saktë se është proces dinamik, por sezoni parashikohet të jetë i suksesshëm dhe të huajt mund të zënë 20-30 për qind të të punësuarve,”- thotë ai për Report tv.

Punonjësit e huaj kanë kosto më të lartë në rastet kur strukturat hoteliere u sigurojnë akomodim.

“Nëse do të marr një kuzhinier të specializuar mbi 1 mijë euro, ndërsa fillestar do të paguhet siç paguhen ata që janë pa specializuar, pra pagat janë në bazë të profesionit formimit professional,”- thotë një nga operatorët.

Ndërsa, Blerim Norja, menaxher i një hoteli në vijën e parë të plazhit të Durrësit tha se rritja e çmimeve nuk ka ndikuar në prenotime. Përkundrazi këtë vit ka një interes në rritje nga bjellorusët. 

“Këtë vit dhomat janë më shtrenjta pjesa e shërbimeve më shtrenjta, por rezervime kemi. Tregun ukrainas këtë vit e kemi mungesë, por do të zëvendësohet nga bjellorusët nga vende të tjera të rajonit”. Durrësi është gati për sezonin dhe ka filluar qarkullimi që nga Marsi kemi pasur klientët e parë nga Norvegjia,”- shton ai.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale durres operatoret turistike sezoni turistik durres operatoret turistike sezoni turistik

Sondazh

Poll