Ekonomi

Bien aksidentet, më pak fatalitete në rrugë, problem SJELLJA e drejtuesve

22 Prill 2022, 05:09 Nga DOSJA
Bien aksidentet, më pak fatalitete në rrugë, problem SJELLJA e

Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore.

Instituti i Statistikave në publikimin e shifrave të marsit vlerëson se në muajin e tretë të vitit numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,8%. Në muajin Mars 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 150 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 18 persona të vdekur në Mars 2021. Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 46 persona nga 58 persona të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2021” thuhet në publikimin e INSTAT.

Shkak kryesor për aksidentet në shumicën e rasteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve ndërkohë që sipas INSTAT vihet re një ulje e numrit të aksidenteve që kanë si shkak sjelljen e këmbësorëve.

“Në muajin Mars 2022, aksidentet rrugore, në 93,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 – 34 vjeç, duke zënë 29,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 3,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 12,6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 43,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vlerëson INSTAT./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi sociale aksidente aksidente ne shqiperi tirane aksidente aksidente ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll