Bota

Përgjaket Afganistani/ Sulm terrorist në një xhami, vdesin 33 besimtarë teksa po faleshin

22 Prill 2022, 17:22 Nga DOSJA
Përgjaket Afganistani/ Sulm terrorist në një xhami, vdesin 33

AFGANISTAN- Një shpërthim me bombë pranë një xhamie sunite në Afganistanin verior ka vrarë të paktën 33 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, ka thënë një zëdhënës i talebanëve.

Një shpërthim bombë pranë një xhamie në lagjen Imam Sahib të Kunduzit ka vrarë të paktën 33 civilë, duke përfshirë fëmijë,” shkroi zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një mesazh në Tëitter.

Gjithashtu, ai njoftoi se 43 persona kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sulmi me bombë ka ndodhur në momentin që besimtarët po falnin namazin e ditës së Premte në xhami.

” Autorët e këtyre sulmeve janë elementë satanikë dhe po bëhen përpjekje serioze për arrestimin dhe ndëshkimin e tyre,” tha ai.

Nuk është e qartë se kush qëndronte pas sulmit, i cili erdhi pas disa shpërthimeve të marra përsipër nga grupi i armatosur ISIL (ISIS) të cilat tronditën Afganistanin, duke përfshirë një në Kunduz dhe një tjetër në një xhami shiite në Mazar-i-Sharif, të enjten.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota shperthim ne afganistan zabihullah mujahid shperthim ne afganistan zabihullah mujahid

Sondazh

Poll