Bota

Erdogan: Shpresoj që Putin dhe Zelensky të pranojnë ftesën për bisedime në Stamboll

22 Prill 2022, 18:24 Nga DOSJA
Erdogan: Shpresoj që Putin dhe Zelensky të pranojnë ftesën

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pret të mbajë telefonata me homologët e tij rusë dhe ukrainas në 48 orët e ardhshme me shpresën që të takohet me të dy në Stamboll për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Rezultati është pozitiv; nuk është tamam ashtu siç donim, por do të jetë më mirë. Nuk jemi pa shpresë. Shpresoj që ata ta pranojnë ftesën tonë dhe ne mund t’i bashkojmë në Stamboll,” tha Erdogan.

CNN shkruan se Turqia ka një profil dhe pozicion unik. Përveç të qenit anëtar i NATO-s , vendi ka gjithashtu kufij detarë me Ukrainën dhe Rusinë. Plus, Turqia është partneri më i madh tregtar i Rusisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Vendi ka konkurruar dhe bashkëpunuar me Rusinë përmes zonave të konfliktit në Siri, Libi dhe Nagorno-Karabakh në vitet e fundit.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ Rusia vë nën kontroll jugun, Zelenskyy: U kundërshtua armëpushimi për Pashkët

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rexhep tajip erdogan lufta ukraine-rusi rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll