Art&Argëtim

Vdes bashkëshorti i Vaçe Zelës, e bija përlot me dedikimin e saj: Do të kem gjithmonë në zemër

16 Korrik 2019, 12:01 Nga DOSJA
Vdes bashkëshorti i Vaçe Zelës, e bija përlot me dedikimin

Pas ndarjes nga jeta të babait të saj, vajza e Vaçe Zelës dhe Pjetër Rodiqit, Irma ka përlotur rrjetin me dedikimin ndaj tij. 

Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Irma shkruan se tashmë babai i saj ishte kthyer në një yll në qiell dhe ndriçonte pranë të ëmës. 

“Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit. Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi. Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij. Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë,”- shkruan Irma Rodiqin.

Pjetër Rodiqi ndërroi jetë pas 5 vite pas këngëtares së madhe, bashkëshortes së tij Vaçe Zelës. Pak kohë më parë Pjetër Rodiqi tha një intervistë ku edhe fliste lidhur me jetën e tij me këngëtaren e njohur.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture irma rodiqi pjetër rodiqi vace zela vdes pjeter rodiqi irma rodiqi pjetër rodiqi vace zela vdes pjeter rodiqi

Sondazh

Poll