Bota

51 ditë luftë/ Fundoset anija ‘Moskva’, CIA: Putin mund të përdorë armë bërthamore

15 Prill 2022, 07:36 Nga DOSJA
51 ditë luftë/ Fundoset anija ‘Moskva’, CIA: Putin mund

UKRAINË– Lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të pesëdhjetë e një. SHBA do të dërgojë armë të reja në Ukrainë dhe do të paralajmërojë Moskën të mos e pengojë këtë dërgesë, përndryshe konflikti do të përshkallëzohet. Një nga anijet luftarake më të rëndësishme të marinës ruse ‘Moskova’ është mbytur në Detin e Zi, duke i dhënë një goditje të madhe forcave ruse ndërsa ato grumbullohen në lindje të vendit në përgatitje të një ofensive të rinovuar. Lajmi u konfirmua edhe nga vetë Rusia.

Një telefonatë e re u zhvillua mes presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku ky i fundit falenderoi Francën për dërgesat e armëve të bëra tashmë, vlera e të cilave arrin në 100 milionë euro. Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan tha se dëshiron që hetimi i organizatës për krimet e luftës në Ukrainë të kryhet shpejt dhe me drejtësi, e ndërsa Parlamenti i Ukrainës miratoi rezolutën që i shpall veprimet e Rusisë ‘gjenocid’.

Pengesat e Rusisë gjatë pushtimit të saj në Ukrainë mund ta shtyjnë presidentin rus Vladimir Putin të përdorë armë taktike ose bërthamore me rendiment të ulët. Kështu deklaroi drejtori i CIA-s, William Burns.

Çdo ditë bilanci i viktimave në Ukrainë bëhet edhe më i rëndë. Në ditën e 51-të të luftës 198 fëmijë kanë humbur jetën nga bombardimet ruse, ndërsa 355 të tjera janë plagosur. Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, sipas Ukrinfor. Të paktën 355 të mitur u plagosën në njëfarë forme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ukraina akuzon Rusinë për vrasje civilve të evakuuar

Autoritetet: Numri i të vdekurve nga bombardimet në Kharkiv shkon në 10

Zyrtarët ukrainas: Sulmet vazhdojnë në rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv

PËRGJIMI/“Shko përdhuno gratë ukrainase”, gruaja i jep leje ushtarit rus: Përdor mbrojtje

Dezinformimi po shtrembëron botëkuptimin e të rinjve për luftën në Ukrainë

Greqia e vendosur për sanksionet ndaj Rusisë, pavarësisht kostove

Vëzhgimi i krimeve të luftës: Gruaja që do ta detyronte Putinin të paguante

Papa Françesku: I kuptoj ato qeveri që blejnë armë, por nuk i justifikoj

Lufta në Ukrainë, Kishat do të mbyllen për Pashkët Ortodokse

Lufta në Ukrainë, Rusia dëboi 18 anëtarë të misionit të BE-së në Moskë

Guvernatori i Mykolaiv: Bombat vrasin 5 civilë dhe plagosin 15 të tjerë

Autoritetet ukrainase: Mbi 900 trupa civilë janë zbuluar në rajonin e Kievit

Blinken: Mendojme se lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të 2022

Reportazhi i BBC-së/Kthimi në shtpi në një vend ende në luftë: Dua të vdes në shtëpi

Ukraina shkëput çdo gjë me Rusinë,Klitschko: Do emërojmë emrat e rrugëve që na lidhin me ta

Lufta në Ukrainë, Di Maio: Ne nuk kemi prova për të verifikuar gjenocidin

OKB: Rreth pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Duhet të përgatitemi, Putin mund të përdorë armë bërthamore

Një shpërthim i madh godet Kramatorskin, aty ku sulmi në stacionin e trenit la 50 të vdekur

Fundosja e luftanijes ruse, Ukraina ‘tallet keq’ me Rusinë: Ka një dalje për pjesët mbetura

Sulmet në Mariupol, zyrtari ukrainas: Rusia po përdor bombardues me rreze të gjatë

Ukraina pretendon se ka vrarë 20,000 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

2.75 milionë ukrainas kanë hyrë në Poloni

Shtatë persona të vrarë dhe 27 të plagosur në rajonin e Kharkiv

Rusi/ Mbytja e anijes ruse “Moskva” një goditje për krenarinë kombëtare

VIDEO/ Një qenush shpëtohet nga rrënojat në Ukrainë

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit: Njerëzit po vdesin nga uria në Mariupol

Rusia kërcënon se do të vazhdojë të sulmoi Kievin me raketa

Pastori ukrainas trajnon 120 civilë në luftën kundër pushtimit rus

Kryetari i Bashkisë së Luhanskut u bënë thirrje banorëve të largohen

FOTO/ Gërrmime në varret masive dhe ushtarë në vijën e frontit, Ukraina në 24 orët e fundit

FAO: Çmime rekord për ushqimet në mbarë botën

Fotografia gjigande e 5-vjeçares ukrainase ekspozohet ne Venecia (Pamje)

Zelenskyy: Më këshilluan të ikja, ata nuk dinin se sa guximtarë janë ukrainasit

Ukraina hedh poshtë akuzat e Moskës për sulmin në kufirin rus

Lufta u ‘shkatërroi’ ëndrrat! Vajza ukrainase dhe djali rus martohen në Meksikë

Luftanija ruse fundoset në Detin e Zi

Gjermania konfiskon jahtin më të madh në botë në pronësi të oligarkut rus

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll