Bota

Autoritetet ukrainase: Mbi 900 trupa civilë janë zbuluar në rajonin e Kievit

15 Prill 2022, 19:04 Nga DOSJA
Autoritetet ukrainase: Mbi 900 trupa civilë janë zbuluar në

UKRAINË- Më shumë se 900 trupa civilësh janë zbuluar që kur ushtria ruse u tërhoq nga zona, tha kreu i policisë rajonale të Kievit gjatë një konference të premten. CNN shkruan se Andrii Niebytov tha se trupat u ekzaminuan dhe u transferuan në institucionet mjekësore mjekoligjore për ekzaminim të detajuar.

Niebytov tha gjithashtu se trupat e disa njerëzve në fshatin Shevchenko ishin identifikuar, duke shtuar se ata ishin vendas të zakonshëm, për fat të keq i torturuan dhe qëlluan. Ai shtoi se disa nga njerëzit që u qëlluan kishin shirita të bardhë në krahë për t’u përpjekur të mbroheshin nga forcat ruse.

Gjatë pushtimit të qyteteve tona, pushtuesit i detyronin qytetarët që të mbanin shirita të bardhë sikur ky person të ishte kontrolluar dhe për këtë arsye nuk ishte trajtuar aq me përpikëri, prandaj qytetarët tanë për të shpëtuar jetën e tyre i mbanin vetë këto fasha për t’u mbrojtur nga të shtënat me armë”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Fundoset anija ‘Moskva’, CIA: Putin mund të përdorë armë bërthamore

(IA/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrii niebytov lufta ukraine-rusi andrii niebytov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll