Bota

‘Lidhjet mes Serbisë dhe Republikës Srpska janë të pathyeshme’, Vuçiç pret në takim Dodik

15 Prill 2022, 13:49 Nga DOSJA
‘Lidhjet mes Serbisë dhe Republikës Srpska janë të

SERBI– Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka pritur në një takim zyrtar ditën e sotme anëtarin e presdiencës serbe në Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik.

Sipas mediave vendase, Vuçiç theksoi se lidhjet midis dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të forta dhe tha se diskutuan për të gjitha çështjet e rëndësishme për të patur një qëndrim sa më të unifikuar.

Lidhjet midis Republikës së Serbisë dhe Republikës Srpska nuk kanë qenë kurrë më të forta dhe askush nuk do të mund t’i prishë ato. Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme, kuptuam peshën e pozitës së popullit serb sot dhe ramë dakord për mbështetjen e Serbisë për Republika Srpska. Paqja dhe stabiliteti në rajon janë në interesin thelbësor të Serbisë dhe Srpska, si dhe një qëndrim i unifikuar për çështje të rëndësishme politike për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Evropën,” tha Vuçiç pas takimit.

Presidenti Dodik i tha Vuçiçit se ai dhe Republika Srpska ishin nën presion të madh për situatën e brendshme politike në BiH, ndërsa kreu i shtetit serb i tha se Serbia nuk do dhe nuk mund të pranonte zbatimin e fuqive të Bonit ose vendosjen e sanksioneve ndaj Republikës Srpska.

 

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Vuçiç dhe Dodik ranë dakord që pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë, seanca e parë e përbashkët do të mbahet në Banja Luka.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dodik vizite ne serbi millorad dodik aleksander vucic dodik vizite ne serbi millorad dodik

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2022, 12:10

2.75 milionë ukrainas kanë hyrë në Poloni

POLONI- Polonia ka njoftuar se rreth 2.75 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni, që nga fillimi i luftës. Sipas Sky News numri i rrefugjatëve ka rënë ndjeshëm ...