Art&Argëtim

Beniada tregon për ftesën në emisionin italian “Tiki Taka”: Ka qenë një moment magjik

15 Prill 2022, 09:22 Nga DOSJA
Beniada tregon për ftesën në emisionin italian “Tiki

TIRANË- Modelja Beniada Nishani, sot ka rrëfyer për pjesëmarrjen e saj në një emision italian. Beniada ishte e ftuar tek emisioni “Wake Up”, e cila tregoi momentin kur shkoi tek emisioni italian “Tiki Taka”, e ftuar nga moderatori Piero Chiambretti. Sipas Beniadës ishtë moment shumë emocionues dhe tepër i bukur. Ajo gjithashtu tregoi se pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ka dëshirë ti mari gjërat si të vijnë.

“Jam shumë e lumtur, është një periudhë shumë e bukur për mua pas Big Brother. Më kanë ftuar te një nga programet më të vjetra në Itali ku flasin për sportin dhe kam bërë fotoshooting. Ishte hera e dytë që kthehesha në Itali dhe sa herë që shkoj, ka një energji të paparë. Kur Chiambretti më thirri, më dridhej trupi dhe ka qenë shumë i bukur. Ka qenë një moment magjik. Po i marr gjërat si të vijnë. Dua ta shijoj jetën ditë pas dite. Unë mendoj se fama e momentit që kishin banorët e Big Brother mund të shkojë 2 muaj por pastaj vijnë të tjerët. Një këmbë e kam në tokë, një e kam cik lart”, tha Beniada.

Beniada ishte një prej banoreve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri “BBV” , gjithashtu ishte dhe finaliste.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beniada nishani big brother vip piero chiambretti beniada nishani big brother vip piero chiambretti

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Prill 2022, 09:17

Princ Leka II, një mbret pa fron

E veçanta e aristokratëve evropianë është se emrat e tyre grumbullohen, si rrëshqitjet e dëborës. Është koha e drekës në Tiranë, kryeqytetin e Shqip...