Bota

“Vëllezërit nuk vrasin fëmijë”, Ukraina e zhgënjyer nga komenti i Macron

13 Prill 2022, 16:07 Nga DOSJA
“Vëllezërit nuk vrasin fëmijë”, Ukraina e

UKRAINË- Një koment i presidentit francez Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë “vëllezër” duket se nuk i ka pëlqyer autoriteteve të Ukrainës.

Sipas Skynews, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e ka dënuar këtë, duke i quajtur komentet “zhgënjyese”.

Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore të Rusisë dhe Ukrainës filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në 2014.“-tha Zëdhënësi Oleg Nikolenko.

Ai shtoi se “njerëzit vëllezër” nuk vrasin fëmijë, qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre.

Macron e kishte përdorur shprehjen për të shpjeguar pse ai mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk ishin gjenocid.

LAJMI KRYESOR: 49 ditë luftë/ Zelenskyy propozon shkëmbim me të burgosurit, Biden: Putin po kryen gjenocid

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emannuel macron lufta ukraine-rusi oleg nikolenko emannuel macron lufta ukraine-rusi oleg nikolenko

Sondazh

Poll