Bota

Kurti: Rritëm pagën minimale me 100 euro, buxheti është më i larti që kemi pasur

13 Prill 2022, 15:29 Nga DOSJA
Kurti: Rritëm pagën minimale me 100 euro, buxheti është

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se se nga mbledhja e sotme e qeverisë janë miratuar 18 vendime. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka bërë me dije disa nga vendimet e marra, ndër të cilat është edhe rritja e pagës minimale me 100 euro. Gjithashtu është bërë me dije se mbështetja për qytetarët është shtuar me 100 milionë euro. Ndër të tjera Kurti ka shtuar se miratuar buxhetin e rishikuar ku nga 2.75 miliardë euro është rritur në 2.90 miliardë euro.

Postimi i Plotë:

Në mbledhjen e 69-të të Qeverisë miratuam 18 vendime, në mesin e të cilave: – Rritëm pagën minimale për të gjithë në 264 euro, nga 130 euro e 170 euro sa ishte. Pra, po e rrisim për 103% pagën minimale për punonjësit nën 35 vjeç, e për 55% për ata deri në 65 vjeç. – Shtuam mbështetjen për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë veta apo praktikisht secila familje e Republikës sonë.

– Me qëllim të sigurimit të furnizimit me produkte bazë, ndaluam përkohësisht eksportin e produkteve themelore agroushqimore. – Miratuam buxhetin e rishikuar, të rritur nga 2.75 në 2.90 miliardë euro. Falë performancës së shkëlqyer ekonomike, ky buxhet është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë. Kabineti ynë qeveritar është i përkushtuar për t’u dalë në krah qytetarëve, e më së shumti atyre të cilët kanë më së shumti nevojë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll