Art&Argëtim

Prindërit e Miley Cyrus drejt divorcit, pas 30 vitesh martesë

12 Prill 2022, 09:36 Nga DOSJA
Prindërit e Miley Cyrus drejt divorcit, pas 30 vitesh martesë

SHBA– Prindërit e këngëtares Miley Cyrus, producenti Billy Ray dhe aktorja Tish, janë drejt divorcit pasi duket se gjërat mes tyre nuk shkojnë mirë. Tish ka bërë kërkesë për divorc në Tenesi më 6 prill. Sipas Page Six , ata u shprehën se pas 30 vitesh martesë, familja e tyre më pesë fëmijë, po shpëndahet dhe secili po shkon në rrugë të ndryshme.

“Pas tridhjetë vitesh, pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë kujtimesh, ne kemi vendosur të shkojmë në rrugët tona jo me trishtim, por me dashuri në zemrat tona. Ne jemi rritur së bashku, kemi krijuar një familje për të cilën mund të jemi kaq krenarë dhe tani është koha për të krijuar rrugët tona. Ne do të jemi gjithmonë familje dhe mezi presim një përvojë të përbashkët të vazhdueshme dhe të dashur si miq dhe prindër,” tha Tish dhe Billy Ray.

Billy Ray kishte bërë kërkesë për divorc në vjeshtën e vitit 2010, por e kishte tërhoqur kërkesën disa muaj më vonë. Gjithashtu në vitin 2013, Tish  bëri  një tjetër kërkesë, por çifti  u pajtua vetëm 10 ditë më vonë.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz billy ray cyrus miley cyrus tish cyrus billy ray cyrus miley cyrus tish cyrus

Sondazh

Poll