Insights

Ksamili ‘braktiset ‘ nga turistët në kulmin e sezonit, biznesmenët: S’kemi rritur çmimet, shteti na la në mes

14 Korrik 2019, 18:41 Nga DOSJA
Ksamili ‘braktiset ‘ nga turistët në kulmin e sezonit,

KSAMIL– Ndërkohë që jemi në mesin e muajit korrik, që përkon gjithashtu edhe me kulmin e sezonit turistik, Ksamili është krejtësisht i boshatisur. Fshati i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë nuk është mbushur nga turistët ashtu siç ka ndodhur vitet më parë, dhe kjo gjë sigurisht rëndon edhe në kurrizin e bizneseve të kësaj zone.

Dhe siç shihet nga fotot e siguruara nga Dosja.al lokalet e bukura pranë detit janë bosh.

Pavarësisht investimeve të bëra në këtë zonë, njerëzve që kanë punësuar duke i marrë që nga kryeqyteti, të cilëve u paguhet edhe akomodimi, biznesmenët shprehen për Dosja.al se janë krejtësisht të zhgënjyer.

I marrim vetë masat. Shteti n aka lënë në mes të rrugës. Ky vit nuk është as sa gjysma e pritshmërie dhe as sa gjysma e fluksit që ka qenë vitet e tjera. Çmimet s’i kemi rritur aspak. Kemi investuar para, kohë dhe njerëz të cilët i kemi marrë nga Tirana. Por e kotë, s’ka pushues,”– shprehen ata.

Dhe një faturë të siguruar nga Dosja.al shihet se çmimet janë pothuajse apo njësoj me shumë prej lokaleve të Tiranës.

Ndërkohë vlen të theksojmë se qeveria në deklarata të herëpashershme është shprehur se Shqipëria sa vjen e vizitohet nga miliona turistë. Por nga investigimi i bërë rezulton krejt e kundërta, të paktën në zonën e Ksamilit. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

factcheck factcheck ksmail i boshatisur sezoni turistik shqiperia pa turiste turistet ne shqiperi ksmail i boshatisur sezoni turistik shqiperia pa turiste turistet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Insights 13 Korrik 2019, 13:59

I ndershëm në Shqipëri

TIRANË- Në brendësi të Institutit Bujqësor, në ish konviktet e rrënuara dhe me kushte aspak njerëzore mes disa familjeve që mbijetojnë, janë strehuar me fë...

Insights 12 Korrik 2019, 12:37

Gjermania e shqetësuar për dridhjet e Merkelit

GJERMANI- Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushta...

Insights 12 Korrik 2019, 08:25

Populli është duke mbajtur shënime

TIRANË- Rama ka një plan të vendosë një taksë të re mbi naftën, që i ka vënë emrin ekzotik “Tarifë”. Dhe këtë do ta bëjë me justifikimin e ndry...