Art&Argëtim

Donaldi e thotë TROÇ: Borën e humba në BBV, po mundohem ta rifitoj, Trixës ia mbylla dyert

11 Prill 2022, 14:15 Nga DOSJA

TIRANË– Aktori Donald Veshaj ka pranuar se Bora Zemanin e humbi në momentin kur u fut në Big Brother VIP. Për herë të parë aktori ka ndarë mendimin e tij për atë që bëri në Big Brother e më tej show-t. Donaldi e bëri të qartë se po bën maksimumin për të fituar Borën dhe se është penduar për lidhjen që krijoi brenda formatit. Ai tregon se ka kërkuar falje aty ku duhet e se ka mbyllur portat që nuk duhet ti kishte hapur më parë, që nënkupton lidhjen me Beatrixën. 

REAGIMI:

Une nuk ju njoh shume ju por mund te them me bindje qe ju me keni njohur disi mua. Ne muajt e kaluar perpara syve tuaj kam ndare nje pjese te vetes time; kam gezuar, kam qare, kam luajtur, kam fituar e diku edhe kam gabuar. Nuk kam folur qe nga mbarimi i Big Brother sepse une besoj qe cdo gje qe kisha per te treguar e thashe aty me te mirat e te keqiat e mia dhe jam i lumtur per eksperiencen por i penduar per humbjen time aty; nje humbje qe po mundohem ta rifitoj qe ne momentin qe dola e ketu nuk po flas per cmimin e madh. Big Brother ishte fun (qejf) dhe une mendoj qe i mora por dhe i dhashe maksimumin tim. E nderkohe qe kamerat jane fikur, uroj te kuptoni e te respektoni qe tanime kjo eshte jeta ime reale e si te tille dua ta trajtoj. Kam kerkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet ti kisha hapur kurre. Me ndihmen e kohes dhe te diellit, uroj qe (emoji me -borë-) te shkrihet. Deri atehere do bej me te miren qe artin tim ta shpreh ne format qe une di dhe dashamiresine qe kam marr gjithe kesaj kohe te kem mundesi te ju a kthej.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj bora zemani donald veshaj beatrix ramosaj bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll