Art&Argëtim

Rita Ora koncert në Zarë tek arbëreshët e Kroacisë

14 Korrik 2019, 10:46 Nga DOSJA
Rita Ora koncert në Zarë tek arbëreshët e Kroacisë

TIRANË-Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, në fund të muajit që vjen, më datë 30 gusht do të performojë në një koncert në Zarë të Kroacisë. Koncerti do të zhvillohet në  Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë aty ku janë ndodhen edhe ngulimet 500-vjeçare arbëreshe.

Organizatorët e koncertit kanë njoftuar se më shumë se gjysma e biletave janë shitur prej datës 3 korrik, atëherë kur u lajmërua.

Për biletat ka pasur interes të madh nga fansat e Rita Orës në Ballkan, duke marrë parasysh faktit që këngëtarja është me origjinë nga Kosova”, shprehen organizatorët.

“Të gjithë fansat dhe ata që duan të dëgjojnë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop dhe të kërcejnë me hitet si: “Let You Love Me”,”Your Song” ,”Anyëhere” dhe një numër këngësh të tjera, ne ju këshillojmë ta siguroni biletën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur me çmim të zbritur“, ka deklaruar Qendra Sportive “Visnjik”.

Koncerti në Zarë të Kroacisë është pjesë e turneut të Orës, “Phoenix”, i cili ka startuar në Australi në mars të këtij viti.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz koncert kroaci rita ora turneu “phoenix” koncert kroaci rita ora turneu “phoenix”

Sondazh

Poll