Art&Argëtim

Ja disa mënyra si të mbroni lëkurën nga rrezet e forta të diellit në plazh!

13 Korrik 2019, 08:58 Nga DOSJA
Ja disa mënyra si të mbroni lëkurën nga rrezet e forta

Gjithmonë kur nisemi për plazh gjëja kryesore nuk guxojmë ta harrojmë në shtëpi është kremi kundër diellit. Por nuk mjafton që të aplikoni vetëm një herë në mëngjes krem anti diellit, sepse sa her ëqë zhyteni në det apo qoft edhe duke qëndruar poshtë cadrës kremi shkrihet dhe duhet patjetër të aplikoni sërish.

Sidomos ditët e para të plazhit duhet të bëni shumë kujdes dhe të paktën njëherë në 15 minuta para se të dilni në diell, aplikoni krem kundër diellit.

Në varësi të lëkurës duhet të bëni kujdes edhe pasi dilni nga deti sepse kripa që mbetet në lëkurë dhe rrezet e forta të diellit shkaktojnë irritime në lëkurë.

Gjithashtu duke qenë se  lëkura është më e prirur për t’u djegur në mesditë, për shkak të diellit të fortë, prandaj rekomandohet dalja në plazh në orët e paradites apo dhe të mbrëmjes.

Një tjetër sekret i kujdesit në plazh është mbajtja e syzeve të diellit për mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme ultraviolet, por edhe përdorimi i kapeles, sepse pse ju ndihmon të mbroni të gjithë pjesën e supeve dhe gjoksit.

A.C.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim mbrohuni plazh rrezet e diellit mbrohuni plazh rrezet e diellit

Sondazh

Poll