Bota

Fitorja e Vuçiç, Osmani: Nuk ka ndryshim në mentalitetin politik që udhëheq Serbinë

4 Prill 2022, 14:47 Nga DOSJA
Fitorja e Vuçiç, Osmani: Nuk ka ndryshim në mentalitetin

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Serbia i ka ndaluar serbëve të Kosovës të drejtën për të votuar. Në një konferencë për media, Osmani tha se Serbia ka bërë propagandë gjatë kësaj kohe për ta paraqitur Kosovën si atë që e kanë shkelur të drejtën e serbëve për të votuar.

Në fakt ka qenë Serbia e cila e ka parandaluar të drejtën e serbëve për të votuar”, tha ajo, duke thënë se Kosova i ka paraqitur tri opsione për mënyrën e votimit.

E pyetur për zgjedhjet në Serbi, Osmani tha se nuk ka një ndryshim politik në kontekst të mentalitetit politik që e udhëheq Serbinë.

Pavarësisht a flasim për të djathtën, apo të majtën, apo për qendrën, për fat të keq vazhdon një mentalitet i viteve ’90, ku Serbia vazhdon t’i shoh shtetet e tjera në rajon, në veçanti Republikën e Kosovës, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, si shtete të përkohshme”, tha Osmani.

LAJMI KRYESOR\ Zgjedhjet në Serbi/Vuçiç sërish president, SNS fiton 48 mandate, shqiptarët kapin 1 deputet

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani zgjedhjet në serbi vjosa osmani zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll