Art&Argëtim

Vëllai i Chris Rock sulmon Will Smith pas incidentit në Oscars

3 Prill 2022, 09:31 Nga DOSJA
Vëllai i Chris Rock sulmon Will Smith pas incidentit në Oscars

SHBA- Vëllai i komedianit amerikan Chris Rock u tall me bashkëshorten e aktorit Will Smith, Jada Pinkett-Smith në shfaqjen e tij të fundit të humorit.

Sipas Daily Mail, komediani Tony Rock, performoi në PNC Arena në Raleigh, Karolina e Veriut, të premten, duke hapur shfaqjen e tij me një shaka për villain e tij Chris, i cili u godit me shuplakë nga Smith në Oscars të dielën pasi bëri një shaka për rënien e flokëve të bashkëshortes së tij Jada Pinkett Smith. 

“Nëse mendon se do të ngjitesh në këtë skenë, ky nuk është Oscars! Dhe nëse vjen këtu lart, nuk je i nominuar për asgjë por do të përballesh me mua! Nuk doja ta nisja kështu emisionin!”- tha ai.

 

 

A post shared by The Shade Room (@theshaderoom)

Tony më parë ndau zhgënjimin e tij për veprimet e Smith kundrejt vëllait të tij dhe ndryshe nga Chris duket që Tony nuk do e pranonte kurrë faljen nga Smith edhe pse ai kërkoi falje në një postim të gjatë në Instagram. Kur një fans e pyeti komedianin përmes Twitter-it: “A e miratoni faljen?”, Toni thjesht u përgjigj të martën, “Jo”.

Smith tronditi botën kur goditi Chris-in pasi komediani bëri shaka për kokën tullac të Jada-s. Aktori dukej se kishte qeshur me shakanë para se të shkonte ta godiste komedianin. 

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz chris rock tony rock will smith chris rock tony rock will smith

Sondazh

Poll