Art&Argëtim

Fejesa në showbizz! Eneda Tarifa e Era Rusi zbulojnë njëra-tjetrën: Kush tha që jam beqo?

1 Prill 2022, 12:13 Nga DOSJA
Fejesa në showbizz! Eneda Tarifa e Era Rusi zbulojnë

TIRANË– Këngëtarja Eneda Tarifa dhe kolegia e saj Era Rusi kanë ndarë të rejat nga jeta e tyre private. Gjithçka ndodhi në festën e organizuar nga Tarifa me rastin e 40-vjetorit të lidnjes së saj. Eneda ka mbajtur një fjalim gjatë ditëlindjes së saj dhe teksa falenderoi miqtë për prezencën, u shpreh se në fakt nga një festë i kishin dalë tre festa. E pyetur nga këngëtarja tjetër Era Rusi se cila ishte festa e tretë, Tarifa tha se ishte me familjen dhe madje i bëri një ftesë koleges duke shtuar se ka një kushëri beqar. Përgjigja e Rusit, se nuk është beqare nxiti pasthirrma në lokal e reagime. “Paskemi fejesë, festë tjetër domethënë,“- shtoi Eneda duke lënë të kuptohet se përveç saj, do festonte edhe dikush tjetër.

Pjesë nga biseda:

Eneda Tarifa: Zihemi, pajtohemi, duhemi, ndahemi, bashkëpunojmë, ç’bashkëpunojmë. Në fakt para dy ditësh më lindi ideja, ishte shtysa në fakt e Ketit, mikeshës time më të mirë, e cila më tha t’i duhet ta bësh ditëlindjen. Dhe nga një festë dolën tre festa.

Era Rusi: Kush është e treta?

Eneda Tarifa: Është me familjen, do vish? Kam një kushëri që është beqar.

Era Rusi: Kush tha që unë jam beqo?

Eneda Tarifa: Paskemi fejesë në ardhje, festë tjetër domethënë.

(d.d;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz eneda tarifa era rusi eneda tarifa era rusi

Sondazh

Poll