Bota

Vuçiç: Jemi të gatshëm ta ofrojmë Beogradin si vend për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës

28 Mars 2022, 21:28 Nga DOSJA
Vuçiç: Jemi të gatshëm ta ofrojmë Beogradin si vend

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar sonte se vendi ynë, nëse dikush mendon se Beogradi është vendi më i mirë për negociata, është i gatshëm t’ua ofrojë miqve rusë dhe ukrainas. Në emisionin “Cyrilic”, Vuçiç ka kujtuar deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se Beogradi do të ishte një vend i mirë për negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, se kryeqyteti i Serbisë tashmë ishte një vend për negociata, si për krizën ashtu edhe për bisedimet.

 “Në Beograd askush nuk e dinte se ku ishte dhe si ishte. Të gjithë ishin të kënaqur” tha ai.

Vuçiç tha se sa i përket Serbisë, ne dëshirojmë që paqja të vijë sa më shpejt.

“Ky do të ishte lajmi më i mirë në botë. Ne nuk ndërhyjmë në asgjë. Nëse dikush mendon se Beogradi është vendi më i mirë, ne jemi të gatshëm t’ua ofrojmë Beogradin miqve rusë dhe ukrainas për negociata,” shtoi ai.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Ukraina zmbraps ushtrinë ruse, sot raund bisedimesh. Zelenskyy: Të gatshëm për paqe

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksandar vucic lufta ukraine-rusi aleksandar vucic lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2022, 20:04

A e doni Putinin? Pyetja për rusët që po largohen

RUSI- Dhjetëra-mijëra rusë janë larguar nga vendi që kur Moska pushtoi Ukrainën një muaj më parë. Shumë nga ata që e kanë bërë këtë, kanë raportuar marrje të pa...