Bota

Zelenskyy: Boris Johnson është në anën tonë, po ndihmon më shumë se liderët e tjerë

28 Mars 2022, 05:38 Nga DOSJA
Zelenskyy: Boris Johnson është në anën tonë, po ndihmon

UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lavdëruar Boris Johnson dhe Britaninë e Madhe për reagimin e saj ndaj pushtimit rus. Në një intervistë me revistën Economist, ai tha se “Britania është padyshim në anën tonë” dhe “nuk po kryen një akt balancues”, raportojnë mediat botërore.

I petur nëse Johnson është më i etur për të dërguar armë sesa presidenti i Francës Emmanuel Macron, Zelenskyy u përgjigj: “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një udhëheqës që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është një shembull.”

Zelenskyy dhe Johnson kanë qenë në kontakt të rregullt përmes telefonit gjatë pushtimit. Presidenti ukrainas i vendosi vendet e huaja në kategori, duke filluar nga ata që duan që konflikti të përfundojë shpejt me çdo mjet, në mënyrë që të mund të mbajnë akses në tregjet ruse deri tek ata që mbështesin popullin ukrainas që “duan që lufta të përfundojë shpejt me çdo kusht”.

“Britania është padyshim në anën tonë. Ajo nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh asnjë alternativë për daljen nga situata,” tha ai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2022, 21:21

Erdogan telefonon Putin: Duhet armëpushim

TURQI– Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin. Në telefonatë, Erdogan tha se nevojite...