Sport

Arsenal i dëshpëruar, tre lojtarë dhe para kesh për të joshur yllin e Crystal Palace

11 Korrik 2019, 11:48 Nga DOSJA
Arsenal i dëshpëruar, tre lojtarë dhe para kesh për të

Arsenal ofron tre lojtarë dhe plus cash për të joshur Wilfried Zaha nga Crystal Palace.

Klubi i Arsenal ka dështuar në ofertën e parë që i bëri klubit të Crystal Palace prej 40 milion paundë.

Ky dështim i parë e ka shtyrë Arsenalin të bëjë një ofertë më tunduese duke vendosur në marrëveshje për blerjen e sulmuesit 26-vjeçar  tre lojtarë, Calum Chambers, Mohamed Elneny dhe Carl Jenkinson.

Arsenal ka ofruar 40 milionë paundë për sulmuesin ndërsa klubi Crystal Palace e vlerëson atë me 80 milionë paundë.

Për t’a afruar më shumë kërkesën me ofertën klubi i Arsenalit ofroi dhe tre lojtarë që i vlerësoi 40 milionë paundë të cilët do dyfishojnë ofertën për yllin e Bregut të Fildishtë. 

Bregu i Fildishtë i Zahas ballafaqohet me Algjerinë në çerekfinalet e Kupës së Afrikës të Afrikës të enjten.

Burimi:The Sun

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport klubi crystal palace klubi i arsenal sulmuesi wilfried zaha klubi crystal palace klubi i arsenal sulmuesi wilfried zaha

Sondazh

Poll