Sport

Shkëndija fiton sërish, mund estonezët dhe nis rrugëtimin drejt Champion League (VD)

9 Korrik 2019, 19:22 Nga DOSJA
Shkëndija fiton sërish, mund estonezët dhe nis rrugëtimin

ESTONI- Shkëndija e Tetovës arriti të fitojë ndeshjen e parë të në turin e parë të Champions League. Në fushën e estonezëve të Nomme JK Kalju, ekipi nga Tetova arriti që të fitonte minimalisht me rezultatin 0 me 1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Agim Ibraimi në minutën e 81-të, ku një penallti e shndërroi në gol. Në pjesën e parë, dominimi ishte sërish i ekipit të Qatip Osmanit, por në një moment u ndal edhe nga traversa.

Tashmë, Shkëndija luan me një rezultat komod ndeshjen e kthimit, me një kundërshtar, niveli i të cilit është dukshëm poshtë ekipit shqiptar. Nëse Shkëndija arrin që të kalojë këtë tur mund të arrij që të jenë dhe një nga pretendent që të jetë një nga 32 skuadrat e Champions League.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport agim ibrahimi qatip osmani shkendija agim ibrahimi qatip osmani shkendija

Sondazh

Poll