Art&Argëtim

Mushkonjat nuk ju lenë rehat? Metoda fantastike, sekreti është tek uji me sapun

11 Korrik 2019, 06:19 Nga DOSJA

TIRANË- Jemi në javët e para të verës, ku mushkonjat sapo kanë nisur të shfaqen netëve të nxehta dhe ditëve ku vetëm rriten temperaturat. Të gjithë mundohen të gjejnë një mënyrë për t’i zhdukur ato e të shpëtojën prej tyre, por në fakt është paska e vështirë kjo gjë. Mushkonjat janë insektet që prishin çdo gjë.

Dosja.al sot në këtë artikull ka gjetur për ju disa mënyra mjaft të thjeshta që do ju mbrojnë nga mushkonjat, pa pasur nevojën e kimikateve që keni blerë deri më tani supermarket.

Më poshtë lexoni këto 6 mënyra dhe jemi të sigurt që kanë për t’iu shërbyer dhe do ju bëjnë të shpëtoni njëherë e mirë nga ky tmerr.

Bimët natyrale

Bimë të ndryshme natyrale mund të shërbejnë më mirë sesa ilaçet kundër mushkonjave që blini në market. Madje do jetë edhe më e këndshme për ju sepse do zbukuroni kopshtin me bimë, edhe nëse jeni në pallat ju disa bimë të vogla mund t’i mbani edhe në ballkon. Ka lloje të ndryshme që ju mund të vini sipas shijes tuaj: rozmarinë, hudhër, livando.

Spërkatës me aromë livandoje

Është shumë e rekomanduar të blihet një spërkatës i tillë, sepse është edhe më e thjeshtë për ta përdorur, e shpejtë kur ju jeni masakruar nga mushkonjat.

Qirinjtë

Uthull molle

Është e mahnitshme se sa e dobishme është uthulla e mollës. Shumica e njerëzve e kanë edhe në shtëpi, kështu që nëse vendi juaj sulmohet papritmas nga mushkonjat, tani e mësuat zgjidhjen.

Ujë me sapun

Nëse kaloni shumë kohë në oborrin tuaj për darka familjare ose vetëm për të lexuar një libër jashtë, vendosni një pjatë me ujë me sapun aty pranë. Pas disa kohësh do të shihni se mushkonjat do të mbyten te pjata me ujë. Dhe librin do e lexoni pa u pickuar nga mushkonjat.

Hudhra

Sipas disa shembujve të bërë, ka rezultuar se po të hani pak hudhër, aroma që ajo ka mban larg mushkonjat. Për ata që e kanë qejf hudhrën është zgjidhja më e mirë, por ata që e urrejnë, duhet të dinë se është më mirë të hash pak hudhër sesa të durosh dhimbjen që shkakton pickimi i mushkonjave.

Marrë dhe përshtatur nga Brightside

A.C.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 6 menyra hudher mushkonjat pickim uthull 6 menyra hudher mushkonjat pickim uthull

Sondazh

Poll