Ekonomi

Tatimet:Rinovoni certifikatën elektronike për fiskalizim 30 ditë para përfundimit të afatit

24 Mars 2022, 09:43 Nga DOSJA
Tatimet:Rinovoni certifikatën elektronike për fiskalizim 30 ditë

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët prej 1 Janarit 2021 kanë nisur të lëshojnë fatura të fiskalizuara, se duhet të marrin masa paraprake për rinovimin e certifikatës elektronike për fiskalizimin, në përputhje me afatet e vlefshmërisë së kësaj të fundit.

DPT u bën thirrje tatimpaguesve të aplikojnë për rinovimin e nënshkrimit elektronik deri në 30 ditë përpara datës, kur i skadon certifikata për të eliminuar çdo mundësi, që mund tu riskojë rinovimin e certifikatës në kohë, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Administrata Tatimore risjell në vëmendje se aplikimi për rinovimin e nëshkrimit elektronik për fiskalizimin është e njëjtë me aplikimin për herë të parë. Nëpërmjet shërbimit elektronik në platformën qeveritare e-Albania, në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691 , i cili ju udhëzon për hapat, që duhen ndjekur, për aplikim të suksesshëm.

Ndërkohë, për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton tatimpaguesit t’i drejtohen në çdo kohë platformës Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi tatimet tatimet

Sondazh

Poll

Ekonomi 23 Mars 2022, 14:42

Çdo ditë, 2 divorce në Elbasan!

Më shumë se dy çifte në ditë në qarkun e Elbasanit vendosin ti japin fund martesës. Një shifër rekord e familjeve që nuk e shohin më rrugëtimin e tyre së...