Ekonomi

Investimet në bujqësi, në 2021 u shpenzuan 13.7 milionë euro nga ujitja tek digat

24 Mars 2022, 06:34 Nga DOSJA
Investimet në bujqësi, në 2021 u shpenzuan 13.7 milionë euro

Shpenzimet për investime të brendshme i kushtuan Ministrisë së Bujqësisë vitin e shkuar 13.7 milionë euro. Të dhënat zyrtare të raportuara në raportin 12 mujor të monitorimit nënvizojnë se të paktën 60 për qind e këtij fondi u shpenzua për objektet e ujitjes, mbrojtjes nga përmbytja dhe hidrovore, studim, projektim, TVSH për Projektin e Burimeve Ujore dhe Ujitjes, të financuar nga Banka Botërore. Diferenca prej 673 milion lekë për objektet e ujitjes dhe digat, që i përkasin bashkive.

“Me 1015 milion lekë, janë rehabilituar 31 objekte, nga të cilat 8 objekte i përkasin ujitjes, 17 mbrojtjes nga përmbytja dhe 6 hidrovoreve. Impakti i arritur: Përmirësimi i ujitjes në rreth 5000 ha; Rritja e sigurisë së mbrojtjes nga përmbytja nëpërmjet rehabilitimit të 10 km argjinatura lumore; Përmirësimi i kullimit me ngritje mekanike nëpërmjet: Përfundimit të rehabilitimit të plotë të 2 hidrovoreve të Çukasit në Sarandë dhe Divjakës në bashkinë Divjakë duke garantuar kullimin në rreth 2000 ha; Rikonstruksionit të godinave të 3 hidrovoreve, të Shllinxës (përfunduar plotësisht) dhe Drojës në Kurbin dhe Balldrenit në Lezhë (që vazhdojnë edhe në 2022; Fillimit të rehabilitimit të plotë të hidrovorit të Karavastasë në Divjakë, që përfundon në vitin 2022” thuhet në raport.

I njëjti konfirmon se nga 31 objekte, 12 janë në vazhdim dhe përfundojnë këtë vit.

Raporti i monitorimit thekson se përsa i përket objekteve të bashkive, me vlerën 673 milion lekë, nga 31 objekte nuk u arrit të realizoheshin punimet e parashikuara për vitin 2021, në 6 objekte, me vlerë 106 milion lekë, për të cilat duhet të mundësohet financimi gjatë vitit 2022, për përfundimin e tyre.

“Impakti i arritur me objektet, që i përkasin bashkive: Përmirësimi i ujitjes në rreth 6000 ha; Rritja e sigurisë së 10 digave, nëpërmjet rehabilitimit të pjesshëm të trupit dhe nën objekteve të sajë, ujëlëshues dhe shkarkues katasrofik” thuhet në raport.

Ministria sqaron se investimi i huaj rreth 985 milion lekë, i përket Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes, të Bankës Botërore, i cili ka mbyllur aktivitetin e tij, sipas afatit të parashikuar në muajin maj të vitit 2021, me përfundimin e rehabilitimit të skemës së fundit ujitëse, me burim ujor rezervuarin e Janjarit, që përmirëson ujitjen në rreth 4500 ha në bashkinë Konispol. Realizimi financiar për financimin e huaj është rreth 100%/MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi bujqësi bujqësi

Sondazh

Poll

Ekonomi 23 Mars 2022, 14:42

Çdo ditë, 2 divorce në Elbasan!

Më shumë se dy çifte në ditë në qarkun e Elbasanit vendosin ti japin fund martesës. Një shifër rekord e familjeve që nuk e shohin më rrugëtimin e tyre së...