Ekonomi

Vendi më i lumtur botë për vitin 2022! A përfshihet Shqipëria?

18 Mars 2022, 12:29 Nga DOSJA
Vendi më i lumtur botë për vitin 2022! A përfshihet

SHBA- Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së , ka njoftuar se pas një Sondazhi Global i Gallup për rreth 150 vende, kanë gjetur vendin më të lumturë në botë që është Filanda për vitin 2022. Ky është një nga gjetjet kryesore të Raportit Botëror të Lumturisë, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria/

John Helliwell, një nga tre redaktorët themelues të raportit, ka thënë se ka patur rritje për tre format e dashurisë. “Befasia e madhe ishte se globalisht, në një mënyrë të pakoordinuar, ka pasur rritje shumë të mëdha në të tre format e dashamirësisë: Dhurimi për bamirësi, ndihma për një të huaj dhe vullnetarizmi”, tha Helliëell.

Kombi më i lumtur në botë janë finlandezët

Sipas CNN për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha qëndrojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

Duke parë listën e vendeve që janë renditur për lumturine e popullit të tyre, Shqipëria nuk përfshihet fare. Danimarka vjen në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë në vendin e shtatë dhe të tetë.

Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re përmbyll 10-shen e parë.

Vendet më të lumtura në botë, 2022:

Finlanda

Danimarka

Islanda

Zvicra

Holanda

Luksemburgu

Suedia

Norvegjia

Izraeli

Zelanda e Re

Austria

Australia

Irlanda

Gjermania

Kanada

Shtetet e Bashkuara

Mbretëria e Bashkuar

Çekia

Belgjika

Franca

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale filanda okb filanda okb

Sondazh

Poll