Bota

FOTO- ‘Turp, s’proteston njeri në kohë lufte’, Gjermania në këmbë për çmimin e naftës

19 Mars 2022, 16:39 Nga DOSJA
FOTO- ‘Turp, s’proteston njeri në kohë lufte’,

GJERMANI– Një autokolonë kamionësh kanë bllokuar rrugët e qytetit të Hamburgut në Gjermani në shenjë proteste pas rritjes së çmimit të karburantit, pas Shqipërisë e cila është ngritur prej më shumë se një jave. Vetë kryeministri Edi Rama i ka konsideruar një turp protestat e zhvilluara në Shqipëri, duke shtuar se është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku protestohet për pasojat e pasluftës, por siç duket e njëjta gjë po ndodh edhe në Gjermani.

Në total janë rreshtuar rreth 250 vetura e dhjetëra kamionë. “Kamionistët e rëndësishëm sistematikisht kanë nevojë për çmime të drejta të naftës” ose “Rrip- diesel: Pa ne, ky vend s’është”, ‘Scholz, na kthe karburantin’, shkruhet në pankartat e vendosura mbi kamionë. 

Vazhdimisht Kryeministri Rama, është shprehur se ndihet i turpëruar nga protestat e zhvilluara në Tiranë.

“E gjithë kjo pjesë e botës, ne që jemi pjesë e NATO-s janë në front. Pavarësisht se bombat bien mbi kokat e atyre atje, ndahen me pjesën tjetër të familjes, lufta ka ardhur këtu e ka vajtur gjithëandej me faturat. Është fyese për dinjitetin e këtij vendi, e këtij populli dhe për arsye njerëzore që të kuturisësh në këtë situatë për të shfrytëzuar edhe një moment alarmi, dhimbjeje, për qëllime që s’kanë të bëjnë me atë që është realiteti i fakteve. Më vjen keq për ata që mblidhen këtu për t’u bërë sfondi ulëritës i një grupi njerëzish që paraqiten si fytyra të reja. Shqipëria është i vetmi anëtar i NATO-s ku protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë. Shihni të protestuesit gjëkundi në kohë lufte? Të gjithë i kanë dhënë kohë kohës”, tha Rama.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota edi rama protesta ne gjermani proteste kunder rritjes se cmimeve edi rama protesta ne gjermani proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2022, 09:30

VIDEO/ Avionët e NATO-s me bazë në Shqipëri

Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Në ...