Bota

Lufta në Ukrainë! Shpëtohet macja më e famshme e Instagram-it, dërgohet në Francë

19 Mars 2022, 14:28 Nga DOSJA

UKRAINË– Kjo është macja Stepan, një nga më të famshme në instagram që ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Macja u bë e famshme falë fotove argëtuese që postoheshin në llogarinë e tij në Instagram nga pronarja e saj, Anna. Por pas pushtimit rus në Ukrainë, postimet, u ndalën papritur, raporton ‘Protothema.gr’.

Më 3 mars, Stepan, i cili jetonte në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, bëri një postim duke bërë thirrje për paqe. Deri më 16 mars, llogaria e Stepan-it ishte bosh. Të gjithë menduan se maçoku nuk do ia dilte mbanë, mirëpo e kundërta ndodhi.

Kujdestari i maçokut siguroi ndjekësit e Stepan-it se ata janë shumë mirë. Ata u larguan nga Ukraina dhe ndodhen të strehuar në Francë. Madje, ai ka postuar disa foto të Stepan-it, të cilat tregojnë qartë frikën që ndjen kotelja.

 

 

A post shared by Степан (@loveyoustepan)

“Më 24 shkurt, herët në mëngjes kemi fjetur në shtëpi. Në orën 5 të mëngjesit u dëgjua një shpërthim, as që e kuptova se çfarë ishte”, shkruan ai dhe shtoi: “Pas një kohe, pas gjysmë ore, ka pasur shpërthime të tjera, xhamat po dridhen. Unë u hodha dhe kuptova se diçka e tmerrshme po ndodhte! Sulmi dhe bombardimi i Kharkiv (sidomos në Saltovka Veriore ku jetojmë). E kuptuam që lufta kishte ardhur në shtëpinë tonë”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi macoku lufta ukraine-rusi macoku

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2022, 09:30

VIDEO/ Avionët e NATO-s me bazë në Shqipëri

Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Në ...