Ekonomi

Kontabilistët kundër vendosjes së TVSH-së te shitja e apartamenteve, Dhamo: Do rrisë çmimet

18 Mars 2022, 07:22 Nga DOSJA
Kontabilistët kundër vendosjes së TVSH-së te shitja e

TIRANË– Vendosja 20% e TVSH-së në shitjen e apartamenteve pritet të sjellë tjetër shtrenjtim të çmimeve. Pas ndërtuesve edhe kontabilistët janë kundër vendosjes së TVSH-së në shitje, e parashikuar në strategjinë afatmesme të ardhurave për periudhën 2022-2026. Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohon për Monitor se aktualisht ndërtuesit, ose blerësit, paguajnë taksën e transferimit të pasurisë 1,000 lekë/m2 katror për ndërtimet e reja.

“Fillimisht TVSH-ja te shitja e apartamenteve nuk duhet të miratohet. Nëse qeveria vendos miratimin e TVSH-së, fillimisht duhet të shfuqizojë taksën mbi të drejtën e kalimit të pronësisë për pasuritë e paluajtshme. Niveli i kësaj takse për ndërtesat e banimit në Tiranë dhe Durrës është 1,000 lekë/m2. Tek ndërtuesi kur blen një apartament të ri kjo taksë llogaritet në çmimin e shitjes të pronës. Nëse nuk llogaritet në çmimin e shitjes nga ndërtuesi, paguhet nga blerësi, përpara regjistrimit të apartamentit në hipotekë. Vendosja e një takse tjetër për ndërtimin do të ndikojë në rritjen edhe më tepër të çmimeve të apartamenteve”, pohon ai.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo thekson se sektori i ndërtimit është shumë i ngarkuar me taksa dhe vendosja e TVSh-së do të rriste më shumë kostot. “Ne jemi kundër vendosjes të kësaj takse. Por siç e theksova edhe më parë nëse do të diskutohet vendosja e TVSH-së në shitje, duhet të shfuqizohet taksa e transferimit të pasurisë dhe niveli i saj nuk duhet të jetë 20%, por 3%”.

Më herët. edhe Arben Dervishi, sekretari i Shoqatës së Ndërtuesve pohoi se vendosja e TVSH-së do të rrisë kostot e ndërtimit, ndërtuesit janë të ngarkuar me shumë taksa, për rrjedhojë edhe shtrenjtimin e çmimeve.

Sipas tij për zhvillimin e një ndërtimi fillimisht paguhet 1% të çmimit kur kryen aplikimin e lejes, 8% në momentin e marrjes të lejes, 3% taksë për të pastrehët, taksa e infrastrukturës si dhe 40-45% arrijnë pagesat e truallit. Në disa raste pagesat për pronarin e tokës (kur është i vetëm) arrijnë edhe 50 deri 60%.

Vjet çmimet e apartamenteve të reja brenda unazës u rritën 10% krahasuar me 2020. Në zonat, si: Ish blloku, Myslym Shyri, rruga “Bardhyl” rritja e çmimeve varionte nga 15 deri 20%. Brenda vijës të verdhë të ndërtimit sipas agjencive imobilare apartamentet e reja nuk ofronin çmime më të ulëta se 1500 euro/m2, ndërsa te periferitë si nuk u shiten më shtëpi banimi me çmime nën 900 euro/m2.

Vitin e kaluar sipas ndërtuesve u shtua kërkesa për blerje në fazën e hershme të ndërtimit. Sakaq në të gjitha kullat që po ngrihen në kryeqytet, apartamentet po shiten me çmime nga 3,000 deri në 4,000 euro për metër katror.

Vendosja e TVSH-së në ndërtim pritet të bëhet në kuadër të strategjisë afatmesme të të ardhurave, bazuar në rekomandimet e FMN-së. Ministria e Financave njoftoi dy javë më parë nisjen e konsultimeve me biznesin, por ditën e djeshme çoi një email ku specifikonte se ato do të shtyhen në një moment të dytë.

Marrë nga Monitor.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi sotiraq dhamo tvsh ne shqiperi sotiraq dhamo tvsh ne shqiperi

Sondazh

Poll