Ekonomi

Zhvlerësimi i lekut/ Vala e inflacionit prek Shqipërinë! Pritet ndërhyrja e Bankës Qendrore

16 Mars 2022, 20:07 Nga DOSJA
Zhvlerësimi i lekut/ Vala e inflacionit prek Shqipërinë! Pritet

Pas pandemisë së Covid-it, duket se po afron një pandemi tjetër: ajo e rritjes së çmimeve. Shpresa për një ringritje ekonomike globale, pas përfundimit të pandemisë, duket se janë frenuar nga një vale inflacioni në rritje, që nisi nga Shtetet e Bashkuara.

Kërkesa e lartë për mallra pas pandemisë, mungesa e ofertës në treg dhe së fundmi lufta në Ukrainë ka bërë që çmimet e lëndëve të para në tregje, nga ato energjetike deri tek ndërtimi të rriten në mënyrë stratosferike. Edhe në Shqipëri, prej tre muajsh inflacioni është nën vëzhgimin e Bankës së Shqipërisë. Ekonomistët presin që banka së shpejti të rrisë normat e interesit:

“Duket se kjo rritje çmimesh është strukturore. Banka e Shqipërisë duhet të rrisë normat e interesit, siç kanë bërë edhe shumë banka të tjera qendrore”.

Por, cilat do jenë ndikimet e para tek qytetarët nëse normat e interesit rriten?

“Leku do të vlerësohet më shumë dhe sigurisht do të ketë ndikim tek mosrritja e çmimeve, kreditë, tek depozitat bankare, investimet dhe me radhë”.

Sipas profesorit Civici çmimet do vijojnë të larta edhe për disa muaj:

“Duke parë edhe si po ecin çmimet e lëndëve të para mendoj se presioni inflacionist në Shqipëri do vijojë të jetë i fortë edhe për një periudhë disa mujore”.

Banka Qendrore e Amerikës pritet të rrisë me 0.25% normat e interesit. Kjo lëvizje vjen në momentin kur inflacioni në Amerikë arriti në nivelin më të lartë në 40 vite, në muajin shkurt, me çmimet e ushqimeve dhe energjisë në nivele rekord. Jerome Powell, guvernator i Bankës Qendrore Amerikane prej muajsh po jepte sinjale në këtë drejtim. Rritja e normave të interesit është një politikë e vështirë ekonomike. Nga njëri krah ajo e bën më të kushtueshme për të marrë para, duke rritur normat e interesit për kartat e kreditit, kreditë konsumatore deri tek ato hipotekore. Por, në një ekonomi të shëndetshme indikatori më me rëndësi është: stabiliteti i çmimeve. Pikërisht kjo është balanca “e artë” që kërkon guvernatori amerikan, çmime të qëndrueshme dhe rritje ekonomike.

Rritja e normave të interesit mund të ulë kërkesën e tepërt nga konsumatorët, në kushtet kur oferta e produkteve dhe zinxhirët e furnizimit janë në një pikë shumë të dobët pas pandemisë.

Kur interesat rriten, ekonomia frenon zhvillimin e saj, por ekonomistët amerikanë po shpresojnë që frenimi të jetë i qëndrueshëm dhe indikatorët kryesorë si punësimi apo rritja ekonomike të mos dëmtohen. Histori ka treguar që kjo lëvizje është e vetmja i shpëton ekonomitë nga normat e larta të inflacionit apo rritjes së çmimeve.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi banka qendrore banka qendrore

Sondazh

Poll