Ekonomi

COVID-19 shkakton paaftësi për punë,mjekja Bala:Kush do përfitojë nga skema e invaliditetit

15 Mars 2022, 16:20 Nga DOSJA
COVID-19 shkakton paaftësi për punë,mjekja Bala:Kush do

Koronavirusi tek disa pacientë ka lënë gjurmë të përjetshme duke rrezikuar invaliditet të përhershëm për punë. Drejtoresha e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” thotë se ka nisur ekzaminimi i pacientëve që kanë kaluar Covid për të vlerësuar se kush do të përfitojë nga skema e invaliditetit.

Silva Bala: Aktualisht kanë filluar të vijnë pacientët e parë që kanë kaluar Covid para 1 viti, të cilët referohen nga sistemi i referencës për të bërë vlerësimin e funksionit respirator. Ky ekzaminim i shoqëruar bashkë me ekzaminimin skanerik bën që ne do të fillojmë të bëjmë ekzaminimin e këtyre pacientëve. Ndërkohë të kategorizojmë kush pacient është i aftë për të punuar dhe kush pacient do përfitojë nga skemat e invaliditetit.

Për ekspertët, gjasa për të mbetur me probleme të përhershme në mushkëri kanë të gjithë ata pacientë që kanë bërë forma të rënda dhe kanë kaluar një periudhë të gjatë trajtimi në post-Covid.

Silva Bala: Një pacient që ka bërë një pneumoni që ka pasur një përfshirje shumë të madhe të mushkërisë, mbi 80-85%, forma shumë të rënda. Gjasat që të kenë mbeturina të prapambetura post-inflamatore nga post-Covidi janë shumë të mëdha në këtë grup pacientësh.

Grupmosha 50-65 janë ata që kanë kaluar forma të rënda të sëmundjes dhe që kanë patur nevojë për trajtime afatgjata në shërbimin post-Covid.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll