Art&Argëtim

Artistët e njohur shqiptarë që bënë burg në Itali e Greqi për trafik droge!

16 Mars 2022, 13:02 Nga DOSJA
Artistët e njohur shqiptarë që bënë burg në Itali

TIRANË– Elsa Lila u arrestua sot në Itali pasi dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike. Por Elsa nuk është e vetmja artiste me famë në Shqipëri që është arrestuar për implikim në trafik droge.

Me po të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi, aktori i ndjerë Koço Devole dhe aktori Viktor Zhusti.

Liljana Kondakçi u arrestua në Greqi për llogari të shtetit Italian. E cilësuar si Mina e Shqipërisë, Kondakçi u arrestua në Selanik në vitin 2010, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua më pas në Itali.

Koço Devole u kap me drogë po ashtu në valixhe në Itali, në vitin 2002. Ai u prangos vërtetë bashkë me tre persona të tjerë nga Shqipëria të cilët dyshohen si trafikantë drroge. Arrestimi u krye në atë kohë nga policia Italiane në Bari.

Aktori Viktor Zhusti u arrestua në Greqi më 1998, po ashtu për lëndë narkotike. Mediat e atëhershme e komentuan me të madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogramë heroinë. Ai u dënua me 18 vite burg.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz elsa lila koço devole liljana kondakçi viktor zhusti elsa lila koço devole liljana kondakçi viktor zhusti

Sondazh

Poll