Ekonomi

Indeksimi i pensioneve/Rama e prezantoi si risi, Irena Beqiraj:Ia kërkon ligji, po akcizën?

14 Mars 2022, 15:03 Nga DOSJA
Indeksimi i pensioneve/Rama e prezantoi si risi, Irena Beqiraj:Ia kërkon

TIRANË– Ish-zv.ministrja e Ekonomisë, Irena Beqiraj ka analizuar disa prej pikave të Paketës së Rezistencës Sociale të prezantuar nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Beqiraj shkruan se në fakt qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë të re për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve duke u ndalur në pika konkrete. Sipas saj, Rama do të indeksojë pensionet me 3.6 mld lekë, ashtu siç ndodh çdo vit, e siç e kërkon ligji. Ndërkohë që shton se i pari i qeverisë nuk përmend në asnjë moment, indeksimin e akcizës.

“Çfare emri ti veme? Qeveria e indeksoi akzicen ne kohe lufte me inflacionin 3.3%. Fiks sic ja kerkon ligji. Nderkohe edhe pensionet do ti indeksoje me 3,3% fiks sic ja kerkon ligji! 3.6 miliard eshte indeksimi i pensioneve me inflacionin 3.3%. Te paren nuk e ze ne goje, te dyten e fut tek paketa e rezistences! Nuk di cfare emri ti vendos! Me ndihmoni!,”-shkruan Beqiraj.

Disa ditë më parë, Rama prezantoi 7 pikat e tij për të përballuar krizën ekonomike që po prek gjithë vendet nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai premtoi; afrimin e datës për indeksimin e pensioneve, pagave minimale, 30 mijë lekë të vjetra për shtresat në nevojë, etj., ndërsa shtoi se çmimi i naftës do të caktohet nga qeveria.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi indeksimi i pensioneve irena beqiraj paketa e rezistencës sociale indeksimi i pensioneve irena beqiraj paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll