Art&Argëtim

“Bën si në rrugë”/ Komenti i Konomit shkakton debat të fortë, pezullohet nga Për’puthen

14 Mars 2022, 22:37 Nga DOSJA
“Bën si në rrugë”/ Komenti i Konomit shkakton debat

TIRANË– Një debati i ashpër ka shpërthyer mes opinionistit Arjan Konomi dhe konkurentëve në puntatën e sotme të Për’Puthen, Evit dhe Mikelës. Shkak është bërë një komenti i opinionistit në Prime-in e së shtunës, ku iu drejtua Efit si “e dështuar”, pasi ajo u braktis nga dy djem në të njëjtën natë. Mesa duket kjo gjë nuk është pritur mirë nga Efi, e cila është prekur nga komenti. Teksa çështja diskutohej dhe sot, ku opinionisti u përplas ashpër me konkurenten tjetër, Mikela, të cilën e ofentoi si të paedukatë. Duke bërë që në studio të niste një valë përplasjes, derisa u vendos lancimi i publicitetit. Pas ndërprerjes, moderatorja Bora Zemani lajmëroi se opinionisti i programit do të marrë një pausë nga programi, e gjithashtu duke mos caktuar një datë kthimi për opinionistin në studio.

“Debati agravoi më shumë se ç’duhet. Ne jemi profesionistë por ky program mbart shumë stres. Në dy vite jemi munduar të ruajmë ekulibra në të qenit profesionistë. Ndodh edhe që të bëhen komente të tepërta që nuk i takojnë kësaj studioje, askush nuk mund të gjykojë jetën tuaj personale. Pak më parë pati një debat të fortë me Mikelës dhe Arjan Konomit. Për momentin Arjanin nuk ndodhet në studio dhe ne mendojmë që periudha e pauzës është më mirë në këtë moment,”-tha Bora pas pushimit. 

PJESË NGA DEBATI:

Efi: Nuk më ka lënduar Mevlani siç më ke lënduar ti

Mikela: Ti ke thënë Efi është nga ato vajza që edhe një gay do ta kthejë në “straight”, është ajo që do ta adhuronin. Domethënë Mevlani dhe Bledi nuk kanë qenë burra që nuk e kanë pëlqyer Efin.

Arjan Konomi: Pse e keni trurin sa një kokërr gruri?

Mikela: Janë fjalë që i ke thënë ti. Se kuptoj.

Efi: Askush nuk e komentoi fjalën tënde “dështim”, madje mu duk sikur iu pëlqeu. Unë mendoj që njeriu kur ka një mospëlqim për dikë nuk kënqaet se iu hap rruga

Arjan Konomi: Unë ato që i kam thënë për ju iu qëndroj. Nëse unë iu kritikoj ndonjëherë dhe ju lëndoj nuk dmth që ajo konsiderata apo vlerësimim im shuhet. Komentet janë për situatat. Ja ta sqaroj Mikelën, mos u bëni shumë.

Mikela: Sot nuk është më dështim?

Arjan Konomi: Jo jo asaj i qëndroj unë. Kjo nuk ka lidhje pse duhet ta marrësh kështu këtë gjë.

Efi: Çfarë bëra unë që dështova?

Arjan Konomi: Dy djem që të pëlqenin dhe kanë harxhuar kohën me ty, unë nuk do ta kisha thënë atë gjë nëse nuk do kishte qenë reagimi i Bledit. Unë u impresoinova nga ajo që kishte bërë Bledi.

Mikela: E ka vlerësuar Bledi apo Efi që e ka ftuar në takim?

Arjan Konomi: Po boll moj pusho, më lër të mbaroj. Në mes të fjalisë të ndërpret. E paedukatë! S’ke edukatë fare! Po si nuk e mësove edukatën këtu njëherë. 

Mikela: E kam shoqe Efin. Nuk mund ti japësh vlera dikujt që ska bërë asgjë.

Erjoni: Si i thua e paedukatë?

Arjan Konomi: Po e paedukatë është,B

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arjan konomi perputhen arjan konomi perputhen

Sondazh

Poll