Editorial

Qenkam me Putinin dhe s’e paskam ditur!

15 Mars 2022, 08:00 Nga DOSJA
Qenkam me Putinin dhe s’e paskam ditur!

Nga Meri Lika 

Që ta dini, dje e mora vesh se unë jam me Putinin dhe sa për dijeni këtë nuk e mora vesh nga persiatjet e mia. Pozicionin tim të armikut, ma sqaroi as më pak e as më shumë, por dora vetë nusja e djalit të Hekuran Isait. Në fillim u habita, por pastaj mendova qetësisht dhe i thashë vetes se duhet ta besoj se kjo çoç di, më shumë se mua. Tani të rrimë shtrembër e të flasim drejtë, jo çoç di por patjetër që kjo e di të sigurt, se duhet të ketë informacion të dorës së parë nga i vjehrri se si janë rusofilët, dhe sipas të gjitha gjasave unë jam më shumë se rusofile, qenkam me Putinin.

Por sa po bëhesha gati të bëja autokritikë më erdhi një shuplakë tjetër nga kryemnistri, e cila më zhyti shtatë pashë nën dhe. Duhet të më vinte turp që kërkoja uljen e çmimit të naftës, të bukës, të vajit, të miellit, të sheqerit, të orizit etj, etj. “Po mjaft moj, mjaft me gjithë këtë listë. Duhet të të vijë turp nga vetja që proteston ndërkohë që Ukraina është në luftë.” – i thashë vetes.

Do thoni ju se me kaq u mbyll demaskimi i tradhëtisë dhe turpit tim? Jooooooo! As që bëhet fjalë, edhe pse gjatë gjithë ditës kisha reflektuar ndaj të qenurit tim si armik i brendshëm dhe i jashtëm, në mbrëmje fillova të gjeja pak paqe me veten kur, papritur nga televizori në veshët e mi erdhi një britmë e fortë e një njeriu tejet të nxehur.

“Çfarë po bëjnë protestuesit? Po ofendojnë Shqipërinë në këtë moment. Të shkatërrohet një vend me 40 milionë banorë dhe mos me pas dhembshuri për dhimbjen dhe vrasjen? Unë e kam problem me ndërgjegjen. Ça lidhje kanë çmimet? E di çfarë do të ndodhte nëse lufta zgjat? E di çfarë do të ndodhë me taksat, me mirëqenien? Me paret që kanë njerëzit dhe nuk dinë çfarë të blejnë… Ky është luksi i protestës së pakuptimtë.  Protesta është neveritëse, është jashtë kohës, jashtë momentit. Është dhimbje per mu ajo që po bëjnë qytetarët shqiptarë. Kjo do ta kishte dinjitetin kur liria në Ukrainë dhe taksat tona do të jenë pjesë e përplasjes me qeverinë.

Fjalimet që kam dëgjuar në protestë janë turp. Ka racizëm brenda, ka paqartësi brenda. Protesta duhet me pas qëllim. Nuk duhet me na turpëru para botës”, Uo uo uo, në çfarë labirinti të turpshëm paskam hyrë. Me Putinin po e po, ma tha nusja e djalit të Hekuran Isait. E mbuluar nga turpi që kërkoj uljen e çmimeve, ma tregoi kryeministri. Dhe në fund qershinë e hidhur mbi tortën e prishur ma dha shoku Baton. Unë po ofendoja Shqipërinë, unë nuk paska problem me ndërgjegjen, jam neveritëse, jam jashtë kohe, jashtë momenti, po i shkaktoj dhimbje shokut Baton, unë qenkam raciste, qenkam e paqartë, po turpëroj Batonin përpara Botës!

I paskam bërë unë të gjitha këto? Qenkam armik dhe shkuar armikut. Qenkam për internim, ndoshta dhe për pushkatim. Duke parë mërzinë që i kam shkaktuar shoqes Brizida, shokut Edi dhe shokut Baton unë mora një vendim: Nuk duhet t’i turpërojë më këta shokë! Kjo nuk më falet. Duhet të marr masa që shoqja Brizida të mos dal më e turpëruar në TV, që shokun Edi të mos e detyrojë që të rri me kokën ulur përpara liderve botërorë dhe ajo që më dhemb më shumë është që shokun Baton të mos e detyrojë që nga nervat e turpit që i kam shkaktuar unë, t’i mjegullohet pamja e kamerës nga stërkalat që i dalin nga goja. Jo për gjë po virusi nuk ka ikur akoma dhe ai dreq ngjitet nëpërmjet stërkalava.

E vendosa, nuk do protestoj më! Më mirë pa bukë se të duroj turpërimin e këtyre tre njerëzve kaq të rëndësishëm në Shqipëri. Më mirë pa bukë se të turpëroj shoqen Brizida, që televizionet i japin hapësirën publike ku të shpalos idëtë e vjehrrit të saj, dhe e kanë bërë personazh së cilës (sipas këtyre televizioneve) i duhet dëgjuar mendimi. Më mirë pa bukë, se të turpëroj shokun Edi, i cili është i vetmi lider botëror që di t’i serviloset Amerikës deri në asht. Më mirë pa bukë, se të turpëroj shokun Baton, atë luftëtarin për moral, atë modestin që edhe pse gazetar, përkrahë punës si i tillë, po jep një kontribut të pallogaritshëm edhe në mjekësi pa asnjë shpërblim.

Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial meri lika vladimir putin meri lika vladimir putin

Sondazh

Poll

Editorial 13 Mars 2022, 12:45

Propaganda në faturën e dritave, Rama nuk mjafton

Nga Enton Abilekaj“Paketa e Rezistencës” nuk rezistoi as 24 orë, nuk mjaftoi as për të ulur pak numrin e protestuesve, as për të rrëzuar ndonjë prej kërkesave t...

Editorial 13 Mars 2022, 10:30

Humbësi etik

Nga Meri LikaNë politikë, ekziston një term për ata që humbasin dhe largohen me dinjitet, quhen Humbës Etik.  Humbësit etik janë ata që preferojnë më mirë të hu...

Editorial 11 Mars 2022, 17:50

Dy rastet e sindromës së të pasmes në ujë

Nga Meri LikaKemi një shprehje ne shqiptarët “i ra b*tha në ujë”. Në këtë situatë është sot lideri ynë suprem, pas protestave kundër rritjes pa frena dhe pa asn...

Editorial 8 Mars 2022, 13:08

Qëndrimi i Bashës i shërben vetëm Edi Ramës

Nga Dosja.alPërpjekjet e Lulzim Bashës për të qëndruar në krye të Partisë Demokratike pas disfatës së 6 marsit, morën një goditje të rëndë mbrëmjen e së hënës, ...

Editorial 7 Mars 2022, 15:05

Mundësia e fundit që fitoi PD në 6 mars

Nga Enton Abilekaj Lulzim Basha i befasoi të gjithë me daljen përpara mediave në mëngjesin pas disfatës. Pa folur akoma fituesi i zgjedhjeve të pjesshme, Edi Ra...