Editorial

Qëndrimi i Bashës i shërben vetëm Edi Ramës

8 Mars 2022, 13:08 Nga DOSJA
Qëndrimi i Bashës i shërben vetëm Edi Ramës

Nga Dosja.al

Përpjekjet e Lulzim Bashës për të qëndruar në krye të Partisë Demokratike pas disfatës së 6 marsit, morën një goditje të rëndë mbrëmjen e së hënës, kur shumica e grupit parlamentar i kërkoi largimin. Ishin ata që e kishin mbështetur me mendimin se shumica e demokratëve do të ishin me ta, që e besuan ose bënë sikur e besuan që rruga komode e mbajtjes së vulës, selisë dhe logos, bashkë me ndihmën e SHBA, do e çojë në dështim Berishën, siç çoi në dështim Pollon në vitet 2000, apo Patozin dhe Jozefinën në 2021.

Ata nuk u shqetësuan për mënyrën se si Lulzim Basha e përzuri një pjesë të partisë, nuk u shqetësuan për injorimin e votës për personalizmin e vendimeve më të rëndësishme, as për ndarjen që po kërcënonte partinë. Dje u shqetësuan sepse panë të ardhmen e tyre tek 6 marsi. Panë që nuk do të zgjidhen dot më, që kanë bërë projeksionin e gabuar për karrierën politike. Reagimi ishte i nxitur nga instikti vetëmbrojtës, jo nga analiza e ngjarjeve, jo nga parimet e shkelura, ishte genuin, si rrjedhim i paparagjykueshëm dhe i pakontestueshëm.

Pas mbledhjes së djeshme, Lulzim Basha nuk mund të fajësojë më Foltoren, non gratat dhe propagandën. As masakrën elektorale që e nxjerr vazhdimisht humbës. Dorëheqjen ia kërkuan 2 nënkryetarë të propozuar nga ai vetë, deputetë të future në lista nga ai vetë, njerëz që i qëndruan afër pavarësisht presionit nga Foltorja. Ajo që ndodhi mbrëmjen e së hënës, tregon se ka një mundësi për bashkimin e Partisë Demokratike mbi bazën e votës së lirë. Mjafton dorëheqja e Lulzim Bashës, që të hapet rruga që debatet që e ndanë kaq shumë forcën më të madhe të opozitës, ta rikthejnë bashkë, duke rezpektuar vendimin e anëtarësisë.

Varianti tjetër është që Basha të thërrasë mbledhje të tjera, si ajo e sotmja, me shpresën se do ta mbështesin kryetarët e degëve, të organizojë Këshillin Kombëtar për të përjashtuar kundërshtarë të tjerë, të vazhdojë të rrudhë Partinë Demokratike, të zërë padrejtësisht ulëset e opozitës në Kuvend, duke sabotuar opozitën në zgjedhjet lokale të 2023 dhe të përgjithshmet e 2025. Ai nuk frymëzon më, nuk organizon, nuk konkuron dot më me askënd, vetëm mund ta rrudhë PD-në në pikën që mund t’i shërbejë Rilindjes vetëm për çarjen e votave të opozitës.

Qëndrimi i tij në krye të PD-së, tani është një problem për gjithë opozitarizmin. Ata që u dekurajuan të votonin në 6 mars, duke e kuptuar që Rama do të fitonte për shkak të përcarjes, do të sillen njësoj edhe në zgjedhjet e ardhshme, nëse Basha ruan asetet e PD-së me Gardën e Republikës dhe FNSH. As faktorët politikë, as faktorët civilë nuk do ta shohin më PD-në dhe as “Shtëpinë e Lirisë”, si instrument për rrëzimin e Ramës , për sa kohë të jenë të përcarë. Krijimi i një fronti opozitar do të ishte i pamundur, projekti “Shqipëria 2030” më i realizueshëm.

Lulzim Basha nuk e ka më me Sali Berishën. Beteja e tyre përfundoi në 6 mars. Ai tani e ka me gjithë të pakënaqëurit nga qeverisja, me ata që duan të shpëtojnë nga një pushtet totalitar që ka kapur Shtetin për të bastisur pronën publike dhe xhepat e qytetarëve. Ka 2 rrugë; të qëndrojë për të përçarë opozitën dhe t’i shërbejë Edi Ramës për një mandat tjetër, ose të largohet dhe të hapë rrugën për një process që mund ta nxjerrë PD-në të bashkuar dhe të hapur, për të provuar ndryshimin në 2025. Çdo ditë më shumë në krye të PD-së, është shërbim për Edi Ramën./Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial analiza e dosja.al dosja.al edi rama lulzim basha sali berisha analiza e dosja.al dosja.al edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Editorial 7 Mars 2022, 15:05

Mundësia e fundit që fitoi PD në 6 mars

Nga Enton Abilekaj Lulzim Basha i befasoi të gjithë me daljen përpara mediave në mëngjesin pas disfatës. Pa folur akoma fituesi i zgjedhjeve të pjesshme, Edi Ra...

Editorial 1 Mars 2022, 10:28

E ardhmja e vjedhur e Rusisë

Nga Joschka Fischer“Project Syndicate”Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka nisur luftën kundër Ukrainës. Ky është një moment vendimtar p...

Editorial 26 Shkurt 2022, 12:45

As kriza nuk e bëri Kryeministër

Nga Enton AbilekajI pyetur në Konferencën për shtyp pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, nëse qëndrimi i Serbisë kundër sanksioneve për Rusinë do të ndikon...

Editorial 25 Shkurt 2022, 11:43

Armiku te Porta

Nga Florion MetohuNuk ka asnjë dyshim që urdhri i Vladimir Putin, në 24 shkurt 2022, për të sulmuar Ukrainën, do të mbahet mend si një nga datat kryesore të she...

Editorial 24 Shkurt 2022, 10:54

Perdja e re e hekurt

Nga Gjergj ErebaraVija e Teodosit, Perdja e Hekurt, Skizma e Madhe. Këto të gjitha janë krahasime historike shpesh të ekzagjeruara dhe të pabaza. Por ama në kon...

Editorial 22 Shkurt 2022, 08:16

Ti je “non grata” ime!

Nga Meri LikaKur plaçkitja bëhet një mënyrë jetese për një grup njerëzish që jetojnë në një shoqëri, ata krijojnë për vete, me kalimin e kohës, një siste...