Art&Argëtim

Sherr në BAFTA 2022, Emma Watson: Unë jam këtu për të gjitha shtrigat!

14 Mars 2022, 09:26 Nga DOSJA
Sherr në BAFTA 2022, Emma Watson: Unë jam këtu për të

MBRETËRIA E BASHKUAR- Sherr në mbrëmjën e filmit në BAFTA Film Awards mes aktorEs Emma Watson dhe autores së Harry Potter, JK Rowling. Watson doli në skenë për të paraqitur çmimin e filmit më të mirë britanik, kur ajo u prezantua nga prezantuesja Rebel Wilson.

“Këtu për të paraqitur çmimin e radhës është Emma Watson. Ajo e quan veten një feministe, por ne të gjithë e dimë se ajo është një shtrigë.”- tha Rebel teksa prezantoi aktoren Emma Watson.

Watson pasi doli në skenë theksoi: “Unë jam këtu për të gjitha shtrigat!”

Shakaja e komedianes Rebel Wilson ishte një referencë për pikëpamjet e diskutueshme të Rowling për njerëzit transgjinorë. Këtë javë, autorja u kritikua në rrjetet sociale për një postim në Twitter për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Sipas Daily mail, Rowling sulmoi gjithashtu Nicola Sturgeon për një ligj të propozuar në Skoci që do të thjeshtonte se si njihen gjinitë e njerëzve trans.

Pikëpamjet e Rowling për të drejtat trans kanë provokuar reagime në të kaluarën. Aktori i American Crime Story’, Sarah Paulson i tha një herë Rowling-ut të “heshte” në një postim në Instagram, ndërsa disa yje të Harry Potter janë distancuar nga autorja.

Ajo vazhdimisht ka hedhur poshtë idenë se është “transfobike” dhe ka thënë se “i njeh dhe i do” njerëzit trans.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz 2022 bafta awards emma watson jk rowling rebel wilson 2022 bafta awards emma watson jk rowling rebel wilson

Sondazh

Poll