Ekonomi

Pas bukës rriten produkte të tjera!Çmimi i orizit rritet me 12,5%, sheqeri & fasulet me 10%

13 Mars 2022, 06:17 Nga DOSJA
Pas bukës rriten produkte të tjera!Çmimi i orizit rritet me

Nuk ndalet rritja e çmimeve të produkteve ushqimore të shportës.

Pas rritjes të çmimit të bukës (25%), miellit (20%), vajit të lulediellit (32,5%), rritet edhe çmimi i orizit, sheqerit, fasules dhe niseshtes.

Në dyqanet e pakicës të produkteve ushqimore çmimi i orizit Gold të kompanisë Teuta, distributorit më të madh të produkteve ushqimore, këto ditë është rritur 6-12,5%, sheqeri është rritur 10%, fasulet 5-10% dhe niseshteja 20%.

Sipas drejtoreshës të financave të kompanisë “Teuta” Junis Uruçi, çmimi i orizit nga 160 lekë/kg varion në 170-180 lekë/kg, sheqeri nga 90 lekë/kg po shitet 102 lekë/kg, fasulja nga 200-210 lekë/kg në 220 lekë, ndërsa niseshtja nga 70 lekë/500 gr në 85 lekë.

Znj. Uruçi pohon se rritja për çmimet e këtyre produkteve ka qënë e vazhdueshme, e cila ka nisur që dhjetor të vitit të kaluar. “Ndërkohë situata në tregjet ndërkombëtare është e vështirë.

Çmimet rriten përditë, transporti po ashtu, edhe furnizimet nuk janë si më parë. Oferta është më e ulët kudo”, nënvizon ajo.

Furnizimet nga ky distributor sigurohen nga tregjet europiane dhe ato aziatike për produktin e orizit. “Nga Azia janë rritur shumë kostot e transportit.

Nga Europa është rritur shumë çmimi i furnizimit”, shton znj. Uruçi. Aktorët kryesorë të importit të mallrave ushqimore thonë se në këtë situatë është e vështirë të bëhen parashikime për ecurinë e çmimeve dhe gjetjen e furnizimeve, pasi në tregjet e huaja ndryshimet janë të shpeshta. Për muajin prill pritet një tjetër rritje e çmimit të vajit të lulediellit. Grosistët e vajit në Hungari njoftuan rritje të çmimit të vajit 55,5%. /monitor

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi çmimet rriten cmimet çmimet rriten cmimet

Sondazh

Poll

Ekonomi 13 Mars 2022, 06:05

Sa do ta ndikojë lufta tregun financiar shqiptar?

Megjithëse tregu financiar shqiptar nuk është i ekspozuar në mënyrë direkte ndaj zonave në konflikt, efektet e luftës do të jenë të tërthorta, të përcjella sido...