Aktualitet

I ikin luftës! Strehohet familja e parë ukrainase në Tiranë, Spiropali: I çuam në Laknas

13 Mars 2022, 18:02 Nga DOSJA
I ikin luftës! Strehohet familja e parë ukrainase në Tiranë,

TIRANË– Është strehuar familja e parë ukrainasë në Tiranë. Bëhet fjalë për një familje me katër anëatrë. Burrë, grua e dy fëmijët e tyre tashmë i kanë ikur luftës së tmerrshme që Rusia po zhvillon në Ukrainë dhe ndodhen në Tiranë. Lajmin për strehimin e tyre e ka bërë me dije Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo e fundit shkruan se ukrainasit tashmë ndodhen në një fermë në Laknas ku nuk u ka munguar mikpritja.

“Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë!”- shkruan ndër të tjera Spiropali.

Kjo familje do të pasohet edhe nga ukrainas të tjerë që do të vijnë të strehohen në Shqipëri. Vetë kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se njësoj siç u veprua me afganët që u pushtuan nga talebantë, Shqipëria do të hapë dyert edhe për ukrainasit. Prej 18 ditësh, Ukraina vuan luftën e tmerrshme nga Rusia. Nga vendi janë larguar mbi 2 milionë qytetarë që për strehë kanë zgjedhur vendet fqinje.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi tirane ukrainasit ne tirane lufta ukraine-rusi tirane ukrainasit ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2022, 17:38

FOTOT- Tym i madh në Tiranë, ç’po digjet?

TIRANË– Një shtëllungë e madhe tymi ka mbuluar këtë pasdite qiellin e Tiranës. Fotot e publikuara nga Dosja.al tregojnë pikërisht zonën e autostradës...

Aktualitet 13 Mars 2022, 16:52

Protesta në Bulqizë, bllokohet Rruga e Arbrit

BULQIZË– Qytetarë të shumtë kanë bllokuar Rrugën e Arbrit. Në orën 17:00 siç ishte paralajmëruar, ata kanë dalë në aksin kryesor dhe kanë bllo...