Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

13 Mars 2022, 16:17 Nga DOSJA
EMRI/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, arrestohet

ELBASAN– Ervis Hasankolli, 38 vjeç banues në fshatin Papër, Elbasan është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit. Sipas njoftimit të policisë, Hasankolli rezulton të jetë dënuar me 10 vite burg nga pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2016 për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Që nga viti 2016, Hasankolli kërkohej nga policia, por u arrestua vetëm sot. Bashkë me dy miqtë e tij, 38-vjeçari ka tentuar që të kalojë 2.5 kilogram heroinë drejt Greqisë.

Njoftimi i policisë Elbasan: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Papër”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan. Vihet në pranga një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Papër” në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– Ervis Hasankolli, 38 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ervis hasankolli ervis hasankolli policia e elbasanit arrestohet ervis hasankolli ervis hasankolli policia e elbasanit

Sondazh

Poll